28 Mars 2024

Facebook vendos masa sigurie

SHBA, 16 prill - Zgjerimi i rrjetit Facebook dhe shqetësimet e klientëve për cënimin e privatësisë apo etikës, është bërë shkak që kompania e cila numëron më shumë se 260 milionë përdorues në të gjithë botën, të vendosë disa rregulla të reja sigurie.

Bëhet fjalë për shërbimin “Safety Center” i cili është lançuar ditët e fundit me qëllim për tu shkuar në ndihmë përdoruesve.

Shkak për lëshimin e këtij shërbimi në zbatimin e platformës Facebook është bërë një numër i madh ankesash nga përdorues të vendeve të ndryshme lidhur me përmbajtjen e materialeve fyese apo cënuese që transmetohen në rrjet.

Sipas administratorëve, qendra “Safety Center” tani e tutje do tu mundësojë përdoruesve aksesin në informacionet që udhëzojnë denoncimin e keqtrajtimeve, përmbajtjeve të pahijshme e deri tek bllokimi i dikujt apo dhënia e këshillave për pyetje të ndryshme të përdoruesve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)