20 Shtator 2019

Facebook-u po minon institucionet demokratike

Washington, 28 nëntor - Kompania Facebook u vu përballë kritikave të forta të martën prej ligjvënësve të disa vendeve që e akuzuan se po minon institucionet demokratike.

Ata kritikuan gjithashtu edhe drejtuesin e saj ekzekutiv Mark Zuckerberg që nuk u doli përballë ligjvënësve për t’iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me këtë çështje.

Facebook-u u vendos nën hetim nga ligjvënësit në Britani pasi firma konsulente Cambridge Analytica, e cila ka punuar gjatë fushatës presidenciale të Donald Trump-it, u mori të dhëna personale 87 milionë përdoruesve të Facebook-ut pa dijeninë e tyre. Ky fakt ka shtuar shqetësimin e përdoruesve për mënyrën si shfrytëzohen të dhënat personale për politikë.

Shqetësimet rreth praktikave të gjigantit të medias sociale, roli i reklamave politike, ndërhyrja e mundshme në votën për Brexit-it në 2017-ën si dhe zgjedhjet amerikane janë ndër temat që po hetohen nga autoritetet britanike e evropianë.

Ndërsa Facebook-u thotë se ka vepruar në përputhje me ligjet e BE-së për mbrojtjen e të dhënave, ligjvënësit nga disa vende të botës në një seancë dëgjimore të veçantë që u mbajt në Londër, kritikuan zotin Zuckerberg për shkak se nuk kishte pranuar të paraqitej vetë për t'iu përgjigjur pyetjeve mbi këtë temë.

"Nuk kemi parë asnjëherë një gjë si kjo e Facebook-ut. Ndërsa ne luanim me telefonat dhe aplikacionet tona, institucionet tona demokratike ... u kthyen me kokë poshtë nga miliarderi moskokëçarës nga Kalifornia," tha ligjvënësi kanadez Charlie Angus. "Vendimi i z. Zuckerberg për të mos u paraqitur këtu në selinë e parlamentit britanik për mua flet qartë," tha ai.

Richard Allan, një nga zyrtarët e Facebook-ut, u paraqit në vend të zotit Zuckerberg. “Ai ka pranuar se Facebook-u ka bërë gabime, si dhe ka pranuar nevojën për të zbatuar rregullat mbi të dhënat”.

"Pajtohem me ju se ne (Facebook-u) kemi dëmtuar besimin publik nëpërmjet disa veprimeve që kemi kryer", tha zoti Allan në seancë.

Facebook-u është ballafaquar me kritika të shumta nga përdoruesit dhe ligjvënësit pasi vitin e kaluar njoftoi se agjentët rusë kanë përdorur platformën e kompanisë për të përhapur informacione të rreme para dhe pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016, një akuzë që Moska e mohon.

Në mënyrë të përsëritur zoti Allan nuk pranoi të jepte shembuj mbi ndonjë person që është pushuar apo ndonjë aplikacion që Facebook-u ka hequr nga përdorimi lidhur me keqpërdorim të të dhënave, përveç aplikacionit GSR që grumbulloi të dhëna në skandalin e lidhur me “Cambridge Analytica”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 shtator 2019 - Shoqata për Dëme të Luftës “Ngritja e Zërit“, dorëzon në Gjykatën Kushtetuese për herë të gjashtë dosjet e radhës për kompensimin e dëmeve të luftës, respektivisht kërkesat, për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktvendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës. (Gjykata Kushtetuese, ora 9:00)

- Mbahet konferenca e parë për shtyp nga Kryesuesja e Misionit e Bashkimit Europian per monitorimin e zgjedhjeve te parakohshme parlamentare në Kosovë, Viola von Cramon-Taubadel. (Hotel Swis Diamond, ora 10:00)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon ngjarjen “Pesë fjalimet për Qëndrueshmëri – Lokalizimi i Agjendës 2030 në Kosovë”. (Amfiteatri i Biblotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, ora 10:00)

- Caritasi Zvicerran organizon ceremoninë zyrtare me rastin e shënimit të 20 vjetorit në Kosovë. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në Panairin e punësimit në Prizren. (Palestra sportive në Prizren, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon konferencë për media, ku do të prezentohen aktivitetet e planifikuara të cilat do të zhvillohen për Ditën e Pastrimit të Botës. (Zyret e Let's Do It në Pejton, rruga "Pashko Vasa", ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Zyren e Bashkimint Evropian në Kosovë organizon zhvillon aktivitetin "Ngasja e çiklizmit - knaqesi dhe shendet". (Amfitetari sheshi "Zahri Pajaziti", ora 12:00)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e pestë në kuadër të Forumit FOL Hapur me Fatmir Limaj, Kandidat për Kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD. (Lëvizjes FOL, ora 12:30)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në 20-vjetorin e themelimit të RTV Mitrovica. (Restorant Skandinavia, Koshtovë - Mitrovicë, ora 13:00)

- Filmi ZANA me regji te Antoneta Kastrati, nominimi i Kosoves për Oscars, pas premieres boterore ne festivalin e madh te Torontos shfaqet per gazetar në Cineplexx Kosove. (Cineplexx, Albi Mall,  ora 13:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti merr pjesë në përvjetorin e TV Mitrovica. (Mitrovicë, ora 13:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi merr pjesë në venien e gurthemelit te palestrës sportive në Dragash. (Dragash, ora 14:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me rininë e LDK-së në Gjilan. (Shtëpia e Rinisë, Gjilan, ora 16:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Gushavc. (fshati Gushavc, Mitrovicë, ora 17:00)

- Kandidatja për kryeministre nga LDK-ja, Vjosa Osmani se bashku me krytarin e Komunës e Gjilanit, Lutfi Haziri takohen me gratë e Gjilanit. (Teatri e qytetit, ora 17:30)

- Zhvillohet defileu u grupeve që marrin pjesë në Festivalin Ballkanik të Folklorit. (Nisja nga shkollfa fillore “Selman Riza” përgjatë rrugës “Dardania”, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Zhabar. (fshati Zhabar, Mitrovicë, ora 18:00)

-  Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim mobilizues. (Mitrovicë, ora 19:00)

- Fillon edicioni i III-të i Festivali Ballkanik të Folklorit në të cilin do të marrin pjesë Ansamble dhe grupe nga: Shqipëria, Kroacia, Bullgaria, Turqia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova. (Ambientet e Shkollen fillore “Mihal Grameno” në Fushë-Kosovë, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti mbanë tubim në Vushtrri. (Vushtrri, ora 21:00)