22 Shtator 2019

Facebook themelon në Singapor qendrën e parë të të dhënave në Azi

Singapor, 7 shtator - Gjigandi i rrjetit social, Facebook, njoftoi se qendrën e parë të të dhënave në Azi do ta themelojë në Singapor.

Sipas lajmit të ChannelNewsAsia të bazuar në deklaratën e Thomas Furlong, Zëvendëskryetari i Qendrave të të dhënave të infrastrukturës, kompania do të shpenzojë 1,4 miliard dollarë për qendrën e të dhënave që do ta themelojë në Tanjong Kling, në veri të Singaporit.

Theksohet se qendra që do të themelohet në një vend prej 170 mijë kilometra katrorë, do të mundësojë punësimin e qindra personave dhe planifikohet funksionimi i saj në vitin 2022.

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Chan Chun Sing, e përshkroi këtë hap të Facebook, si një "pikë të rëndësishme kthese".

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shtator 2019

- Federata e pingpongut të Kosovës zhvillon garat ekipore në Superligën e Meshkujve. (Pallati i Sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, , do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Drejtësia administrative në Kosovë, ligji VS praktika”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Përmbylljes Java e Kosovës për Zhvillim të Qendrueshëm dhe Java Europiane e Mobilitetit. (Tek monumenti Newborn, ora 12:30)

- Partia e Drejtësisë do të shënojë njëzet vjetorin e themelimit të Partisë. (Salla e Kuqe të Pallatit të Rinisë e Sporteve, ora 14:00)