18 Prill 2024

Facebook Places, shërbim në dobi të bizneseve

SHBA, 20 gusht - Shefi ekzekutiv i Facebook, Mark Zuckerberg shpalosi shërbimin e ri Facebook Places në një konferencë për media gjatë kësaj jave.

Duke përcjellë hapat e shërbimeve si Forusuqare dhe Gowalla, shërbimi Facebook Places do t’iu ofrojë bizneseve një platformë për marketing dhe promovim, dhe gjithashtu do të ofrojë një mundësi për të ndërtuar besnikëri konsumatorësh.

Sikurse shërbimet e tanishme për raportim të lokacionit, Facebook Places lejon që njerëzit të shkëmbejnë vendin ku janë, të shohin cilët miq janë përreth dhe të zbulojnë vende të reja duke ndjekur të tjerët që janë raportuar përmes rrjetit të tyre social.

Vlera e vërtetë e shërbimeve si Foursquare ka qenë me integrimin me Facebook dhe me mundësinë për të shkëmbyer detajet e regjistrimin me një rrjet social më të gjerë, kështu që Facebook Places ta ofron përshtypjen si një evolucion natyral i këtij koncepti.

Zuckerberg nuk ka bërë të ditur nëse shërbimi i ri do të integrohet me faqet e biznesit në Facebbook, megjithëse ka sinjale që Places do të shtohet të ato faqe që kanë kuptim dhe në një farë mënyre këtu do te përfshihen shumica e faqeve në Facebook.

Përveç kësaj Facebook Places shkëmben informacione të tjera shtesë, duke e bërë më të qartë për bizneset që të përfitojnë nga shërbimi i ri. Facebook shpjegon se pronarët e bizneseve mund të kërkojnë për biznesin e tyre në Places. Nëse ka një Vend veçse të krijuar, atëherë duhet një procedurë për ta marrë atë në pronësi, dhe nëse nuk ka një Vend, atëherë biznesi mund të krijoj një vend të ri për biznesin e tij.

Çka do të thotë kjo për biznese? Kjo do të thotë se Facebook po u ofron biznesit tuaj një vegël më të fuqishme për tu promovuar, duke zgjeruar bazën e konsumatorëve dhe duke reklamuar markën tuaj. Këtu duhet llogaritur se ju merrni hapat e duhur për të përqafuar Facebook Places dhe ta përdorni në mënyrë efektive. Ja sesi të shfrytëzoni Facebook Places për biznesin tuaj:

1. Oferta Speciale. Ofroni zbritje speciale apo gjësende promocionale për konsumatorë që tregojnë se janë regjistruar me Facebook Places gjatë vizitës së tanishme. Biznesi mund të përdor shenja në dyqan apo afër arkës, si dhe Twitter e Facebook për të inkurajuar përdoruesit që të regjistrohen me Facebook Places për të pranuar oferta speciale.

2. Promovoni biznesin. Fjala e gojës është një prej formave më të fuqishme të reklamimit – kjo është edhe arsyeja pse shërbimet si Foursuqare apo Yelp janë rritur kaq shumë. Inkurajoni konsumatorët të shkëmbejnë përvojën me biznesin tuaj, dhe shtyni ata të promovojnë biznesin për ju duke ofruar oferta speciale apo zbritje për konsumatorët që postojnë imazhe apo rishikime të biznesit tuaj, apo shkëmbejnë përditësime në Facebook apo Twitter nga biznesi me miqtë e tyre.

3. Shpërbleni besueshmërinë e konsumatorëve. Fitimi i konsumatorëve është i mirë për biznes, por ruajtja e konsumatorëve besnik është faktor kyç për një biznes të suksesshëm. U ofroni konsumatorëve arsye të kthehen tek ju duke iu ofruar zbritje speciale për një numër të caktuar të regjistrimeve me Facebook Places.

Shërbimi do të jetë në fillim i limituar vetëm për SHBA, por Facebook ka premtuar se shumë shpejt do të ofrohet për të gjithë 500 milion përdoruesit e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)