28 Mars 2024

Facebook përtërin kontrollet mbi privatësinë

New York, 29 mars - Facebook po përtërin kontrollet mbi privatësinë derisa përballet me reagime të ashpra pas njoftimeve se kompania konsulente britanike “Cambridge Analytica” ka mbledhur të dhëna në mënyrë të parregullt nga 50 milionë përdorues të Facebook-ut.

Gjiganti i medias sociale po përballet gjithashtu me kritika për mbledhjen e të dhënave nga përdoruesit e pajisjeve Android, si emra, numra telefonash, tabulate dhe mesazhe të dërguara.

Në një njoftim të Facebook-ut sot thuhej se "e kemi kuptuar shumë qartë nga një pjesë e 2.2 miliardë përdoruesve, se ndryshimi është i nevojshëm”.

Gjigandi i mediave sociale tha se përmirësimet nuk do të ndikojnë tek politikat e privatësisë apo llojet e të dhënave që grumbullon nga përdoruesit, por kompania shpreson që ndryshimet do t'i lejojnë përdoruesit “të navigojnë” më lehtë në mjediset komplekse të privatësisë dhe sigurisë, në llogarinë e tyre.

Facebook-u, i cili do të përballet me rregullore më të rrepta evropiane prej 25 majit, është përballur me kritika globale që kur u bë e ditur se “Cambride Analytica” kishte mbledhur të dhëna në mënyrë të padrejtë duke patur në shënjestër votuesit amerikanë e britanikë.

Të dhënat e mbledhura nga kompania “Cambridge Analytica” u përdorën nga zyrtarët e fushatës së zotit Trump për të ndikuar votuesit në garën presidenciale të vitit 2016.

Shefi ekzekutiv dhe bashkëthemelues i Facebook-ut Mark Zuckerberg, ka rënë dakord të dëshmojë në një seancë dëgjimore të Kongresit muajin e ardhshëm për të shpjeguar se si “Cambridge Analytica” ka mbledhur të dhëna mbi dhjetëra milionë përdorues të Facebookut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)