23 Gusht 2019

Facebook ndalon postimet me informacion të rremë

New York, 20 korrik - Facebook tha se do të fillojë heqjen e postimeve që përmbajnë informacion të rremë dhe që mund të çojnë në dhunë.

"Disa forma të caktuara dezinformimi kanë kontribuar në dëmtime fizike" në disa vende, tha në një deklaratë gjigandi i medias sociale.

Kompania thotë se do të punojë me organizatat vendase për të identifikuar informacione të tilla, duke përfshirë postimet me shkrim dhe fotot e ndryshuara.

Facebook është akuzuar se ka lejuar përdoruesit të përhapin gjuhën e urrejtjes dhe informacione të rreme që kanë çuar në dhunë në vende si Siria, Sri Lanka, Mianmari dhe India.

Sri Lanka shpalli gjendjen e emergjencës në muajin mars, kur lajmet e rreme të postuara në Facebook çuan në sulme vdekjeprurëse ndaj popullsisë myslimane pakicë nga turmat budiste.

Themeluesi i rrjetit Facebook dhe shefi ekzekutiv i tij, Mark Zuckerberg u kritikua dje ashpër kur u përpoq të shpjegonte dallimin midis dezinformimit dhe gjuhës fyese.

Ai tha në një intervistë se nuk do t’i ndalonte nga Facebook-u njerëzit që mohojnë Holokaustin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 gusht 2019

- Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e trete e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, mbanë konferencë për media. (Salla e mediave në Ndërtesën e Qeverisë, ora 11:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjës Demokratike të Kosovës në bashkëpunim me KAS organizojnë konferencën “Barazia Gjinore - Beteja e pambaruar!”. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjës Demokratike të Kosovës ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 17:30)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Era dhe Lisi. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)