18 Prill 2024

Facebook mund të identifikon përdoruesit me anë të fotografive

SHBA, 20 dhjetor - Kompania e rrjetit me të madh social në botë, Facebook njoftoi së është në përfundim të testimeve për aplikimin e ri që do të njohë fotot e përdoruesve.

''Facebook Photos'' është një sistem që do të sugjerojë automatikisht tek përdoruesit kontaktet e tyre në rrjet përmes aplikimit "Tag" (etiketo).

Teknologjia në të cilën bazohet ku shërbim i ri, mundëson identifikimin e fytyrave të njerëzve duke u nisur nga fotot që secili hedh në profilin e tij.

Chris Cox, zëvendës president për produktet, tha se sistemi i ri është një shkrirje e teknologjisë se ndërtuar nga vetë rrjeti shoqëror se bashku me disa nga partneret e saj afaristë'.

Sistemi është i thjeshtë për t'u përdorur dhe sa herë që keni nevojë për t’i etiketuar grupet e miqve tuaj në një album, teknologjia e identifikimit te fytyrës do të përpiqet të dallojë grupin e shokëve së bashku.

Funksioni i ri do t'i mundesojë Facebook të sugjerojë miqtë që dëshironi t’i identifikoni me një fotografi, dhe nëse ky është veprimi që ju keni zgjedhur ta bëni, atëherë duhet të shtypni butonin ''Save''.

Teknologjia e identifikimit me foto, është perdorur me parë nga Face.com.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)