11 Korrik 2020

Facebook mbyll qindra llogari

Prishtinë, 22 gusht - Kompania Facebook tha se ka mbyllur 216 faqe të mediave sociale, grupe dhe llogari në Mianmar, disa të lidhura me ushtrinë, të cilat kishin për qëllim "manipulimin e debatit publik".

Kompania mbylli 89 llogari në Facebook, 107 faqe, 15 grupe dhe pesë llogari në Instagram, disa prej të cilave kishin qindra mijëra ndjekës.

Gjigandi i mediave sociale ka mbyllur më parë qindra llogari, përfshirë atë të shefit të ushtrisë së Mianmarit, pas kritikave se Facebook kishte dështuar të vepronte ndaj gjuhës së urrejtjes, përderisa dhuna ndaj muslimanëve Rohingya po vazhdon.

"Megjithëse njerëzit që qëndronin pas këtij aktiviteti u përpoqën të fshehin identitetin e tyre, hetimi ynë zbuloi se një pjesë e këtij aktiviteti ishte i lidhur me individë të lidhur me ushtrinë e Mianmarit", tha Facebook.

Në vitin 2017, ushtria ndërmori një sulm, si përgjigje të sulmeve nga kryengritësve Rohingya, duke bërë që më shumë se 730,000 myslimanë Rohingya të zhvendosen në Bangladeshin fqinjë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Korrik 2020

- Në Ditën Botërore të Popullsisë, organizata SIT, organizon aktivitetin ku do të prezantojë statistikat e rasteve të raportimit të dhunës në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19. (Sheshi "Zahir Pajaziti" në Prishtinë, ora 9:00)

 - Aktivistë të shoqërisë civile organizojnë aksionin simbolik për të kërkuar drejtësi për Kujtimin pasi qe po bëhen 1 vit prej kur 11 vjeçari nga Fushë Kosova, u përdhunua e u vra.  (Përpara Këshillit Prokurorial të Kosovës në Prishtinë, ora 11:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë transmetimin live të ceremonisë komemorative në Srebrenicë. (Qendra Kulturore Informative Boshnjake - Rr. Agim Ramadani, nr. 375 - Aktash, ora 12:00)

- Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë mbahet ligjëratë "25 vjet pas gjenocidit në Srebrenicë" me ligjërues Akademik Ferid Muhić Moderator dhe bashkëbisedues Bekim Blakaj - Drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë. (Livestream në Facebook - Humanitarian Law Center, ora 15:00)

- SENSE Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë organizojnë shfaqjen e ekspozitës multimediale “Gjenocidi në tetë akte”. (Sheshi Skënderbeu, ora 17:30)

- - Me rastin e 25 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë bahet aksion simbolik: Ndezje e qirinjëve para Teatrit Kombëtar të Kosovës. (Para Teatrit Kombëtar të Kosovës, ora 20:00)