27 Shkurt 2021

Facebook mbyll faqen e informimit të ushtrisë së Mianmarit

New York, 21 shkurt - Rrjeti social Facebook ka mbyllur faqen zyrtare të informimit të ushtrisë së Mianmarit, e cila në fillim të këtij muaji mori pushtetin nëpërmjet një grushti shteti.

Facebook tha në një deklaratë se faqja me emrin "Ekipi i Informimit të Lajmeve të Vërteta i Tatmadaw-it" që i përkiste ushtrisë së Mianmarit është mbyllur me arsyetimin se "duke nxitur dhunë, faqja ka shkelur standardet e komunitetit gjatë gjithë kohës".

Pas njoftimit të zyrtarëve të faqes, llogaria nuk mund të aksesohej, ndërsa zyrtarët e juntës nuk kanë dhënë ende ndonjë deklaratë.

Me vendimin e marrë më 12 shkurt, Facebook mori masa për të parandaluar përhapjen e postimeve nga llogaritë e ushtrisë së Mianmarit.

Ushtria e Mianmarit, pas pretendimeve për mashtrime në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020, mori pushtetin më 1 shkurt dhe shpalli gjendje të jashtëzakonshme për një vit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Shkurt 2021

 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Kampionatin Individual të Kosovës “Adem Jashari”për Seniorë. (Shkolla fillore Tefik Çanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Klubi i Pingpongut “Priping”, nënshkruan kontratë me pingpongistin anglez Chris Doran. (Salla e Pingpongut në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, ora 14:00)