26 Prill 2024

Facebook, “Like” zëvendëson “Share

SHBA, 1 mars - Facebook ndryshon sërish. Këtë herë bëhet fjalë për opsionin “Like” që vec funksionit aktual që luan në profilin e cdo user-i, do të “marrë” edhe atributet e opsionit “Share”.

Ndryshimi mbërrin pas muajsh punë për të përshtatur këtë opsion. Por përdorimi i tij tashmë duhet të jetë më i matur, pasi pas cdo “like” që klikohet, në profil shfaqet link-u që të adreson tek e gjithë ngjarja. Përdoruesve do t’u lihet edhe opsioni për të komentuar mbi këtë ngjarje.

“Facebook ka ndryshuar mjaft ngadalë opsionin ‘Like’, dhe është ndalur në përmirësimin e opsionit ‘Share’, duke lënë atë të pandryshueshëm”, njofton Facebook.

Megjithatë, sqarohet se opsioni ‘Share’ do të vazhdojë të qendrojë si alternativë, ndërsa rekomandimi do të jetë ‘Like’.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)