19 Janar 2020

Facebook do të pengojë ndërhyrjen e huaj në zgjedhje

New York, 19 shkurt - Facebook tha se do të përdorë kartolinat, e dërguara përmes postës amerikane, për të parandaluar ndërhyrjen e huaj në zgjedhjet në SHBA, në të ardhmen.

Katie Harbath, shefe ekzekutive e Facebook-ut, tha se rrjeti social do të dërgojë kartolina te blerësit potencialë të reklamave politike, për të konfirmuar se ata banojnë në SHBA.

Kompania e ka prezantuar planin e saj, dy ditë pasi këshilltari i posaçëm amerikan, Robert Mueller, ka akuzuar 13 rusë për ndërhyrje në zgjedhjet në SHBA, më 2016.

Në aktakuzë thuhet se agjentët rusë kanë vjedhur numrat e sigurimeve sociale dhe informacione të tjera nga amerikanët dhe se i kanë përdorur ato për të krijuar llogari bankare online për blerjen e reklamave.

Në muajin nëntor janë bërë publike një seri reklamash në Facebook që kanë pasur lidhje me përpjekjet e agjentëve rusë për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Facebook nuk dha hollësi për metodën e verifikimit të agjentëve përmes kartolinave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2020 - Federata e Futbollit e Kosovës do të fillojë projektit zhvillimor “Elite Youth Development Programme U15”, i cili do të realizohet në të gjitha regjionet. (Fusha e mbuluar “Prince” në lagjen Arbëri në Prishtinë, ora 9:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj merr pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”. (Qendra “BogdaniPolis”, Katedralja “Shën Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri”.  (Qendra “Bogdanpolis” në Prishtinë, ora 10:00)

- Teatri i Qytetit të Prishtinës 'Dodona' shfaq premierën për fëmijë “Fjalët magjike” nga Alba Loxha e në regji të Shkurtë Aliut e cila trajton nevojën e përdorimit të fjalëve magjike: “më fal”, “të lutem”, “faleminderit” etj., nga fëmijët. (Teatri Dodona, ora 12:00)