05 Dhjetor 2020

Facebook arrin 500 milionë abonentë

SHBA, 22 korrik - Rrjeti social më i madh në botë numëron plot 500 milionë abonentë, prej të cilëve 100 milionë janë shtuar në 6 muajt e fundit. Ky numër është pothuajse sa popullsia e gjithë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Japonia dhe Gjermania.

“Eshtë një meritë e të gjithë juve që na keni ndihmuar të përhapim Facebook në botë. Tani shumë njerëz kanë mundësi të ruajnë kontaktet”, shprehet 26 vjecari Zuckerberg.

Për të celebruar këtë arritje, Facebook lëshon një tjetër shërbim, “Facebook Stories”, ku të gjithë anëtarët mund të shkruajnë se si Facebook ka ndryshuar jetën e tyre.

Të gjitha historitë do ndahen sipas kategorive në bazë të temave të trajtuara dhe vendeve nga vijnë.

Zuckerberg ka përzgjedhur historinë e një djali nga Kentucky që falë FB ka arritur të mbledhë fonde për të rikonstruktuar një teatër të shkatërriar nga shirat.

“Misioni jonë është të ndihmojmë që bota të jetë një vend më i hapur dhe më i lidhur. Nuk do ta kisha imagjinuar asnjëherë që shumë persona do regjistroheshin në Facebook kur filluam të punonim 6 vjet më parë”, përfundon Mark.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Dhjetor 2020

- Let’s Do It do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve duke shpallur vullnetarët e vitit 2020. (Zyrat e Let’s Do It, lagjja Pejton, rr. Pashko Vasa, ora 11:00)