24 Prill 2024

Facebook afër përdoruesi i 500 miliontë

New York, 24 maj - Andrew Noyes, zëdhënës i Facebook ka deklaruar se fenomeni i rrjeteve sociale është gati për të grabitur përdoruesin e 500 miliontë.

Facebook, me gjysmë miliardi përdorues është bërë një superfuqi që ka ndihmuar në transformimin e njerëzve në mënyrën sesi ata përdorin internetin.

\"Gjysmë miliard përdorues është një shifër vërtetë e madhe pavarësisht sesi e shikon. Ky fakt e bën Facebook-un, numrin një në botë, për rrjetet sociale, e cila është një arritje mjaft e madhe.\"

\"Megjithatë ata ende duhet të punojnë dhe të garantojnë siguri shtesë për përdoruesit, qasje të përshtatshme dhe stabilitet” u shpreh Dan Olds, një analist pranë Gabriel Consulting Group.

Sipas disa thashethemeve që po qarkullojnë në internet, Facebook ka disa plane madhore sesi do të festoj këtë arritje, por Noyes ka hedhur poshtë mundësinë për të deklaruar se çfarë është planifikuar.

Ka mundësi që këto tregime të përdoren edhe në treg, në këtë mënyrë Facebook do të tentoj të rris numrin e anëtarëve në gjirin e saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)