25 Prill 2024

"Endevour" përgatitet për misionin e fundit në hapësirë

Florida, 21 prill - Anija e hapësirës Endevour do të niset këtë muaj në misionin e saj të fundit i cili është njëkohësisht dhe misioni i parafundit për anijet amerikane të hapësirës.

Zyrtarët e NASA-s thanë se vendimi u mor pasi u studiua me kujdes gjendja e anijes dhe kushtet e nisjes. Misioni këtë herë do të drejtohet nga komandanti Mark Kelly, bashkëshorti i kongresistes Gabrielle Gifford.

Fluturimi i parafundit i NASAs në hapësirë është gati të kryhet javën tjetër, dhe janë duke u bërë përgatitje të veçanta për pjesëmarrjen e bashkëshortes së komandantit të këtij misioni, kogresmenes amerikane Gabrielle Giffords. Ajo u plagos gjatë një sulmi me armë në Tuscon të Arizonës tre muaj më parë.

Anija e hapësirës Endeavour do ta nis udhëtimin e saj të fundit në hapësirë me 29 prill që njëkohësisht do të jetë misioni i parafundit në i NASAs në hapësirë. Misioni do të drejtohet nga Mark Kelly, i cili është bashkshorti i kongresmenes Gifford. Ai po pret lejen e mjekëve për pjesëmarrjen e bashkëshortes së tij në ceremoninë e nisjes së anijes Endeavour.

Drejtuesi i operacionit të nisjes së anijes Mike Leinbach ka thënë se ai shpreson që zonja Gifford të jetë e pranishme dhe theksoi se kjo nuk do të pengojë punën e ekipit të tij.

“Një ekip tjetër po merret me këtë çështje. Shpresoj që zonja Gifford të jetë e pranishme... “

Astronauti Mike Kelly mori pushim nga puna për të qëndruar pranë bashkëshortes së tij e cila ishte në spital për një kohë të gjatë.

Ai ka marrë pjesë në tre misione fluturimi në hapësirë.

Anija Endevour do të vizitoj Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ku do të dërgojë dy pajisje me vlerën prej dy miljardë dollarësh dhe pritet të qëndroj në hapësirë për 14 ditë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)