29 Mars 2024

Ekipi i parë privat i astronautëve mbërrin në Stacionin e Hapësirës

Florida, 9 prill - Ekipi i parë plotësisht privat i astronautëve që shkon në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) mbërriti të shtunën në platformën kërkimore orbitale për një mision shkencor njëjavor që po konsiderohet si një moment historik në fluturimet komerciale në hapësirë.

Ekipi prej katër personash mbërrriti 21 orë pas nisjes nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s.

Ekipi që përfaqëson kompaninë e re me bazë në Hjuston, Axiom Space, Inc, fluturoi në një kapsulë Crew Dragon mbi një raketë Falcon 9 të lëshuar nga SpaceX.

Ankorimi në Stacionin e Hapësirës u vonua pak nga një defekt teknik që ndërpreu transmetimin në video të përdorur për të monitoruar mbërritjen e kapsulës Crew Dragon. Raketa që mbartte kapsulën u desh të ndalonte dhe të qëndronte 20 metra larg stacionit për rreth 45 minuta ndërsa komanda e kontrollit të misionit, riparonte problemin.

Ekipi i Axiom-it që planifikon të kalojë tetë ditë në orbitë, drejtohet nga astronauti në pension i NASA-s me origjinë spanjolle, Michael Lopez-Alegria, 63 vjeç, nënpresident i kompanisë për zhvillimin e biznesit.

Piloti i misionit është Larry Connor, në të 70-at, një sipërmarrës i pasurive të paluajtshme dhe teknologjisë dhe aviator nga Ohio.

Pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit janë investitori, filantropi dhe ish-piloti ushtarak izraelit Eytan Stibbe, 64 vjeç dhe biznesmeni dhe filantropisti kanadez Mark Pathy, 52 vjeç, që shërbejnë si specialistë të misionit.

Stibbe u bë izraeliti i dytë që fluturon në hapësirë, pas Ilan Ramonit, i cili vdiq me gjashtë anëtarë të ekuipazhit të NASA-s në katastrofën e anijes hapësinore Columbia të vitit 2003.

Ata do t’u bashkohen shtatë astronautëve që janë aktualisht në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, tre amerikanë, një astronaut gjerman nga Agjencia Evropiane e Hapësirës dhe tre kozmonautë rusë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)