24 Prill 2024

Droid X2, një tjetër rival i iPhone 5

Tokio, 16 maj - Ndonëse iPhone 5 i Apple-it akoma nuk ka dalë në treg, duket sikur të gjitha kompanitë po e sfidojnë atë.

Ashtu si gjigandi elektronik japonez Sharp, edhe Motorola ka përgatitur përfaqësuesen e saj për të konkurruar me iPhone 5.

Mendohej se Motorola do të konkurronte nëpërmjet celularit Atrix, të cilin e ka hedhur në treg para gjashtë muajsh, por mesa duket ajo ka plane të tjera.

Kompania e telefonave me bazë në SHBA ka krijuar një tjetër celular të cilin e ka quajtur Droid X2, i cili premton të jetë më i fuqishëm.

Ky telefon i mençur është ndërtuar mbi bazat e origjinalit Droid X dhe është shumë më përpara se Atrix, të paktën kur bëhet fjalë për zgjedhjen e kompanisë.

Motorola ka mbajtur të njëjtin ekran 4.3 inç, cilësi HD me një resolucion 960 X 540 pixel, dual-core Nvidia Tegra 2 SoC me 1 GHz, një kamera 8 megapixel dhe sistemin operativ Android Gingerbread.

Gjithsesi Atrix ka epërsi kur bëhet fjalë për memorien në bord, kameran e përparme dhe kapacitetin e baterisë.

Droid X2 vjen me një kartë SD 8 GB, blic LED të dyfishtë dhe 1080p HDMI. Ai do të hidhet në treg nga Verizon më 26 maj.

Nuk janë dhënë akoma detaje në lidhje me çmimin e celularit dhe nëse do të hidhet në tregje jashtë SHBA-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)