26 Prill 2024

Domen-adresat më të shtrenjta

SHBA, 27 mars - Më shumë se gjysmë dekade, domen-adresa “business.com” ka mbretëruar si më e shtrenjta në botë, pas shitjes në vitin 1999 për 7,5 milionë dollarë.

Domeni mbeti në majën e kësaj liste deri në vitin 2006 kur themeluesi i “match.com”, Geri Kremen, vendosi të futet në tregun e industrisë zbavitëse për të ritur dhe e shiti “sex.com” për 14 milionë dollarë.

Edhe pse tani konsiderohet se tregu i domen-adresave është i fortë, megjithatë çdo vit shkëmbehen me dhjetëra milionë dollarë nga shitja e domen-emrave.

Rekordi për domen-adresën të shitur më shtrenjtë ka ndodhur nga fundi i vitit 2009, kur firma për internet-marketing “Kuinstrit” e bleu “Insure.com” për 16 milionë dollarë.

Shitje të tjera enorme në vitin 2009 kanë ndodhur për “toys.com”, “candy.com” e të tjera. Jua prezantojmë listën e top dhjetë domen-adresave të shitura më shtrenjtë nga të tjerat.

1. Insure.com – 16 milionë dollarë në vitin 2009
2. Sex.com – 14 milionë dollarë në vitin 2006
3. Fund.com – 9,99 milionë dollarë në vitin 2008
4. Porn.com – 9,5 milionë dollarë në vitin 2007
5. Business.com – 7,5 milionë dollarë në vitin 1999
6. Diamond.com – 7,5 milionë dollarë në vitin 2006
7. Beer.com – 7 milionë dollarë në vitin 2004
8. Israel.com – 5,88 milionë dollarë në vitin 2004
9. Casino.co – 5,5 milionë dollarë në vitin 2003
10. Toys.com – 5,1 milionë dollarë në vitin 2009

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)