20 Prill 2024

Discovery niset drejt Tokës

Florida, 9 mars - Anija e hapësirës Discovery ka përfunduar misionin e saj të 39-të që është dhe i fundit për të në Stacionin Ndërkombëtarë të Hapësirës, dhe po pregatitet për t’u ulur nesër në Qendrën Hapsinore Kenedi në Florida.

Agjencia amerikane e Hapësirës NASA tha se Discovery u shkëput me sukses nga stacioni i hapësirës dje në mëngjes.

Mbas përfundimit të misionit të saj 13 ditor, Discovery do të ulet përgjithmonë në tokë si anija më e vjetër dhe me shërbimin më të gjatë në historinë 30 vjeçare të programit. Anija pritet të vendoset përgjithmonë në një muze në Uashington.      

Anija dhe ekuipazhi i përbërë prej 5 burrash e një grua kaluan 9 ditë të ankoruar në stacionin e hapësirës, mbasi Nasa e zgjati me dy ditë misionin e tyre.

Astyronautët e Discoverit instaluan modulin e një depozite shumëfunksionale me pamje nga Toka në stacionin hapësinorë, dhe gjithashtu ata çuan në këtë stacion një robot të ri humanoid i quajtur Robonaut 2. 

NASa shpreson se Robonaut 2 do të  kryejeë funksionet e një ndihmës astronauti në stacionin hapësinor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)