19 Prill 2024

Diplomojnë vajzat në projektin Gratë në punë online

Prishtinë, 27 shtator - Me rastin e përfundimit projektit Women in Online Work (WOW3), organizohet ceremonia diplomimit dhe e ndarjes së certifikatave për vajzat nga komuna e Prishtinës dhe Gjilanit, të cilat me sukses i kanë përfunduar trajnimet ne tre module: Soft-Skills and Online Platforms, Graphic Design dhe Front-End Web Development.

Në përgjithësi trajnimet e WOW3 të mbështetura nga USAID dhe ne bashkëfinancim me Komunën e Gjilanit  i kanë përfunduar mbi 135 vajza dhe gra të reja, të papuna apo të nën-punësuara, në shkathtësi të cilat janë të kërkuara nga tregu me rritje të pafund i punës së pavarur (freelancing) në internet.

Projekti gjashtëmujor WOW3, është realizuar në dy komuna të  Kosovës, ne Prishtine dhe Gjilan,  me kandidate te përgatitura te cilat ne te ardhmen me sukses do te konkurrojnë globalisht për punë në ueb-zhvillim, dizajn grafik, marketing digjital, shkrim dhe kërkim, dhe futje të të dhënave, ndër të tjera.

Ne fazat e para të  projektit, kandidatet nga Prishtina dhe Gjilani me zonat përreth, kanë rezultuar me 47 përfituese që kanë siguruar të paktën një kontratë të punës në platformat online.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)