26 Prill 2024

Detaje të reja të Toshiba-s

Tokio, 21 mars - Toshiba kohë pas kohe ka ngacmuar tregun me pamje të tabletit të saj me Android Honeycomb 3.0, dhe gjersa ende nuk kanë bërë të ditur ndonjë specifikë zyrtare, tableti në fjalë është paraqitur në Amazon dhe bashkë me të edhe specifikat.

Në rastin tonë përgjegjësit pranë Android Community kanë gjetur pamje të Toshiba Android Tablet 10.1 në kuadër të Amazon, dhe sipas asaj që u tha duket se ai do të ketë një ekran 10.1 inç me rezolucion prej 1280 me 800 piksela, një procesor Tegra 2 të ofruar nga Nvidia, dy kamera – një 2 megapikselëshe para dhe një 5 megapikselëshe, prapa, Wi-Fi 802.11 b/g/n, Bluetooth, USB 2.0, mini USB, port për kartela të memories dhe HDMI port.

Toshiba 10.1 gjithashtu vjen i pajisur me një panel të përpunuar nga goma në pjesën e prapme dhe ka një bateri që mund të rimbushet dhe të ndërrohet.

Sa i përket çmimit apo datës së paraqitjes në treg asgjë ende nuk është bërë e ditur, por natyrisht ju jeni të parët që do ta kuptoni kur do të ndodh kjo.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)