25 Prill 2024

Call of Duty- Black Ops loja më e shitur

SHBA, 13 mars - Kompania hulumtuese e tregut NPD ka bërë të ditur gjatë ditës së sotme një pasqyrë të rezultateve të shitjeve të platformave të argëtimit dhe të lojërave për muajin shkurt të këtij viti, dhe në bazë të asaj që u paraqit konsumatorët amerikan kanë shpenzuar 3 për qind më shumë për lojëra këtë vit krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar.

Në përgjithësi, amerikanët kanë shpenzuar rreth 1.36 miliard dollarë në lojëra dhe konzolat gjatë këtij muaji, e që paraqet një rritje krahasuar me 1.33 miliard dollarë sa ishte në shkurt të vitit të kaluar.

Shitjet e konzolave në përgjithësi përjetuan një rritje prej 10 për qind, megjithëse sasia e shpenzimeve mujore tek konsumatorët ishte në rënie për 5 për qind krahashuar me vitin e kaluar.

Në anën tjetër fituesit e vërtetë duket se janë shtojcat për konzolat të cilat kanë shënuar një rritje prej 22 për qind në shitje krahasuar me vitin e kaluar, dhe në rend të parë renditet këtu kontrollori Kinect, i Microsoft.

Këtë muaj gjithashtu pati një gjë të rëndësishme edhe për prodhuesin Activision dhe zhvilluesin Treyarch, të cilët sollën në treg Call of Duty; Black Ops. Titulli tani edhe zyrtarisht është loja më e shitur e të të gjitha kohërave në SHBA, me 13.7 milion kopje të shitura vetëm në SHBA.

Në përgjithësi, NPD gjeti se konzolat më e shitur e muajit ishte Xbox 360, pas saj vinte Nintendo Wii dhe në fund PS3. NPD nuk paraqet më numra specifik për konzolat apo tituj të shitur, duke e lënë këtë punë në duar të publicistëve dhe prodhuesve.

Microsoft thotë se ka shitur 535,000 Xbox 360 në muajin e kaluar – një rritje prej 27 për qind prej viti në vit – Nintendo thotë se ka shitur 454,000 Wii gjatë muajit të kaluar, ndërsa Sony ende nuk ka paraqitur rezultate por raportet thonë se shitjet e Playstation 3 kanë arritur diku në 400,000 njësi të shitura.

NPD ka gjetur se pesë lojërat më të shitura në SHBA janë, Call of Duty: BlackOps, Marvel vs. Capcom 3, Just Dance 2, NBA 2K11 dhe Dead Space 2.

NPD ka gjetur se shitjet e sistemeve portabile si Nintendo DSi dhe Sony PSP kanë pësuar rënie prej 27 për qind në shitje në muajin e shkuar.

Edhe pse argëtimi portabil pritet të rritet kur Nintendo të lansojë në treg njësinë e aftë për 3D, Nintendo 3DS, trendi i përgjithshëm duket se do të ecën më shumë kah celularët e mençur dhe platformat tablet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)