17 Shkurt 2020

Britania pritet të lejojë kompaninë Huawei të ndërtojë rrjetin 5G

Londër, 22 janar - Kryeministri britanik Boris Johnson duket se do të pranojë që gjiganti i telekomit kinez Huawei të luajë një rol në zhvillimin e rrjetit 5G të Britanisë.

Ky hap rrezikon të shkaktojë një debat të fortë mes inteligjencës britanike dhe asaj amerikane, sipas zyrtarëve amerikanë.

Megjithë lobimin intensiv në momentet e fundit nga Shtetet e Bashkuara për të bllokuar Huawei-n, zyrtarët britanikë thonë se është një "përfundim tashmë i paracaktuar" se zoti Johnson do të lejojë pjesëmarrjen e kompanisë Huawei në ndërtimin e rrjetit 5G në Britani.

Kjo do të konfirmonte një vendim "të përkohshëm" të marrë nga paraardhësja e tij, Theresa May. Vitin e kaluar, ajo tha se Huawei duhet të lejohet të ndërtojë disa rrjete "jo-thelbësore" 5G të Britanisë, duke anashkaluar shqetësimet e Shteteve të Bashkuara.

Vendimi përfundimtar i Kryeministrit Johnson mund të njoftohet që këtë javë, thonë zyrtarët.

Prej një viti, administrata e Presidentit Trump i ka kërkuar Britanisë të mos lejojë kompaninë Huawei të marrë pjesë në zhvillimin e rrjetit të brezit të pestë në Britani.

Zyrtarët amerikanë thonë se ekziston një rrezik i madh që kompania, e cila ka lidhje të ngushta me shërbimet e inteligjencës kineze, të veprojë si një kalë Troje për agjencitë kineze të spiunazhit, duke i lejuar ato të mbledhin të dhëna kundërzbulimi.

Nënpresidenti Mike Pence dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u kanë bërë thirrje të gjithë aleatëve perëndimorë të shmangin Huawein për arsye sigurie.

Ata kanë paralajmëruar posaçërisht Londrën se pjesëmarrja e Britanisë në marrëveshjen "Five Eyes" (Pesë Sytë), për shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës, e kryesuar nga Shtetet e Bashkuara dhe që përfshin pesë vende anglofone: Australia, Kanadaja, Zelanda e Re dhe Britania, do të vihej në rrezik.

Australia dhe Zelanda e Re kanë ndaluar kompaninë Huawei të zhvillojë rrjetet e tyre 5G. Deri më tani, Kanadaja nuk e ka bërë këtë.

Zyrtarë të lartë amerikanë të sigurisë ishin në Londër javën e kaluar dhe paralajmëruan Kryeministrin Johnson dhe ministrat e tij se lejimi i kompanisë Huawei që të furnizonte madje edhe disa pajisje jo thelbësore të rrjetit të ardhshëm 5G do të ishte "çmenduri".

Por Kryeministri Johnson është përballur me lobim të fortë nga Kina, dhe nga kompanitë britanike të telekomit dhe telefonisë celulare.

Ato tashmë kanë instaluar teknologjinë Huawei për të filluar ndërtimin e rrjetit të ri në më shumë se 70 qytete në Britani. Zyrtarët e këtyre kompanive paralajmërojnë se vonimi i instalimit të rrjetit 5G do t’i kushtonte ekonomisë britanike miliarda stërlina.

Tërheqja e pajisjeve dhe infrastrukturës tashmë të instaluar do t'i kushtonte kompanive britanike qindra miliona stërlina dhe mund të vonojë deri në pesë vjet instalimin e rrjetit 5G.

Ekspertët britanikë të teknologjisë thonë se është më e lehtë për Shtetet e Bashkuara që të shmangin përdorimin e pajisjeve Huawei, pasi SHBA po ndërton një rrjet më pak të sofistikuar 5G që nuk ka nevojë për teknologjinë e përparuar të antenave të prodhuara nga Huawei.

 Ata thonë se Huawei do të sigurojë jo vetëm lidhje më të shpejtë të të dhënave celulare, por lidhje më të lehtë midis pajisjeve të bazuara në internet, nga laptopët dhe frigoriferët inteligjentë deri tek makinat pa shoferë.

Gjigandët amerikanë Cisco dhe Qualcomm janë furnizuesit e pajisjeve 5G në Amerikë. Por, kompanitë evropiane Ericsson dhe Nokia aktualisht nuk mund të ofrojnë të njëjtën teknologji të sofistikuar me një çmim të ulët ashtu siç e ofron Huawei.

Agjencitë britanike të inteligjencës janë të ndara mbi rrezikun e sigurisë që paraqet Huawei.

Andrew Parker, kreu i agjencisë MI5, beson se alarmi amerikan është i fryrë. Ai ka thënë publikisht se rreziqet e sigurisë mund të menaxhohen nëse Huawei ka qasje në pjesët më pak të ndjeshme të rrjetit të ri, dhe monitorohet nga afër dhe pajisjet e saj kontrollohen.

 

/voa/

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 shkurt 2020 - Në 12 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës Garda ceremoniale bën ngritjen e flamurit nga në prani të dy udhëheqësve shtetërorë, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. (Oborri i qeverisë, ora 8:00)

- Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi organizon pritjen e mysafirëve për ndër të pavrësisë. (Zyra e Kryetarit Latifit, ora 8:00)

- Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës dhe deputetët e PDK-së, bëjnë homazhe në Prekaz, për nder të 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. (Kompleksi Memorial i Jasharajve, ora 8:30)

- Udhëheqës të Komunës së Skenderajt bëjnë homazhe të shtatorja e Adem Jasharit. (Skenderaj, ora 9:00)

- Komuna e Rahovecit bën homazhe në të gjitha vendrëniet dhe pllakat e dëshmorëve të Rahovecit. (Rahovec, ora 09:00)

- Dy udhëheqësit shtetërorë, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa osmani vendosin kurora te kompleksi memorial Adem Jashari.
(Prekaz, ora 9:10)

- Komuna e Skenderajt dhe Komuna e Drenasit organizojnë homazhe të Kompleksi Memorial 'Adem Jashari'. (Prekaz, ora 9:30)

- Komuna e Skenderajt dhe Komuna e Drenasit organizojnë homazhe të Memorial i dëshmorëve në Marinë. (Marinë, ora 9:30)

- Kuvendi Komunal i Skenderajt mban seancë solemne në 12 vjetorin e Pavrësisë. (Objekti i Komunës së Skenderajt, ora 10:00)

- Me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Kryesia e LDK-së dhe veprimtarë bëjnë homazhe te varri i Presidentit Historit Dr. Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Dy udhëheqësit shtetërorë, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentarja Vjosa osmani  vendosin kurora pranë varrit të Presidentit Ibrahim Rugova dhe te varri i Veprimtarit Adem Demaçi. (Velani, ora 10:30)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë solemne nën kujdesin e Znj.Vjosa Osmani Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku të pranishëm do të jenë kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të Familjes Jashari, familjes Rugova, deputetë të këtij legjislacioni dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë. (Kuvendi i Republikës së Kosovës, ora 11:00)

- Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshmë e Arkivave të Shqipërisë organizojnë hapjen e ekspozitës “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 11:00)

- Në 12-vjetorin e shpalljes së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorët bëjnë homazhe tek varrezat e qytetit. (Gjilan, ora 11:00)

- Komuna e Istogut mban seancë solemne me rastin e 12-të vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit Komunal të Istogut, ora 11:00)

- Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës Vjosa Osmani dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vizitojnë Forcën e Sigurisë se Kosovës ku edhe do iu drejtohen me fjalë përshëndetëse trupave të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 12:00)

- Kuvendi Komunal i Rahovecit mban seancë solemne për nder të “17 Shkurtit”. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 12:00)

- Muzeu Kombëtar i Kosovës organizon hapjen e ekspozitës me tematikë arkeologjike “Trashëgimia Arkeologjike Adriatiko-Meditariane në Kosovë” të autorit Tomor Kastrati. (Objekti i Muzeut, ora 12:00)

- Komuna e Istogut organizon homazhe dhe vendosje kurora lulesh tek Lapidari i Dëshmorëve në qendër të Istogut . (Istog, ora 12:00)

- Për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të organizojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve për letërsi për vepër jetësore dhe çmimet tjera vjetore për vitin 2019. (Kabineti i ministres Vlora Dumoshi, ora 13:00)

- Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani merr pjesw nw prezantimin e Obeliskut Newborn me pamje të re. (Newborni tw Pallati i Rinisw, ora 13:00)

- Komuna e Skenderajt organizon manifestimin qendror pë Pavarësinë. (Sheshi Adem Jashari në Skenderaj, ora 13:00)

- Komuna e Rahovecit organizon program qendror festiv. (Qendra e Kulturës ‘’Mensur Zyberaj’’, Rahovec, ora 13:00)
 
- Komuna e Istogut organizon programi festiv me këngë e valle për pavarësi. (Para Qendrës Kulturore në Istog, ora 13:00)

- Komuna e Skenderajt organizon turnir në futboll të vogël të quajtur 'Kupa e Pavarësisë'. (Shkolla profesionale në Skenderaj, ora 15:00)

- Komuna e Rahovecit organizon finalen e garave në futboll në mes katër shkollave në komunën e Rahovecit. (Palestra Sportive ‘’Mizahir Isma’’, Rahovec, ora 16:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për nder të 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, u drejtohet ushtarëve të FSK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 16:00)

- Baleti Kombëtar i Kosovës organizon shfaqjen “Ngjyrat e vallëzimit”. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 17:00)

- Komuna e Gjilanit mban akademi për nder të ditës së mëvetësisë së Kosovës, ku edhe do të ndahen çmimet, Nderi i Qytetit dhe Heroinat e Qytetit. (Salla e teatrit të qytetit të Gjilanit, ora 17:00)

- Organizohet pritje shtetërore me rastin e 12 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë se Kosovës. (Bogdanipolis, Katedralja Shën Nënë Tereza, ora 18:00)

- Kosovafilmi organizon Javen e filmit shqiptar në Prishtinë. (Kino ABC, ora 19:00)

- Teatri Kombëtar i Kosovës organizon shfaqjen “Bryma e vdekjes”. (Teatri Kombëtar, ora 20:00)