22 Janar 2019

Britania gjobit Facebook

Londër, 12 korrik - Facebook-u do të përballet me gjobën e tij të parë pas skandalit me “Cambridge Analytica”, për shkak se platforma e mediave sociale e lejoi firmën britanike të kishte qasje tek informacionet private të miliona përdoruesve, pa pëlqimin apo dijeninë e tyre.

Një zyrë hetimore e qeverisë britanike, ajo e Komisionerit të Informacionit (ICO), e gjobiti Facebook-un me 500 mijë paund ose 663 mijë dollarë, shuma maksimale që mund të vendoset për shkelje të ligjeve britanike të privatësisë mbi të dhënat. Në një raport, ICO zbulonte se Facebook kishte thyer ligjin duke mos mbrojtur të dhënat e rreth 87 milionë përdoruesve të prekur nga shkelja e sigurisë.

Hetimi i ICO-s arriti në përfundimin se Facebook-u "e shkeli ligjin duke dështuar në mbrojtjen e informacionin të përdoruesve". Sipas gjetjeve të raportit kompania dështoi të ishte transparente rreth asaj se si u “volën” të dhënat e përdoruesve në platformën e saj, nga të tjerë.

“Cambridge Analytica”, një firmë në Londër, u mbyll në muajin maj, pas njoftimeve në shtyp për krijimin e "mjeteve që mund të identifikojnë personalitetet e votuesve amerikanë dhe të ndikojnë në sjelljen e tyre".

Ndërkohë ndaj Facebook-ut po kryhen hetime të mëtejshme nga agjenci të tilla si Byroja Federale amerikane e Hetimeve si dhe Komisioni i Letrave me Vlerë dhe Shkëmbimeve. Në muajin prill, themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg doli përpara një komisioni të Senatit amerikan për të dëshmuar mbi veprimet e kompanisë lidhur me skandalin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2019 - Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Mbahet programi i seminarit përmbyllës i projektit të binjakëzimit “Përkrahja e mëtejme e arsimit në sigurinë  publike në Kosovë”. (Akademia e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, ora 10:00)

- Punëtorët teknik te disa shkollave të Prishtinës protestojnë në shenjë pakënaqësie lidhur me mos rritjen e pagave si dhe neglizhenca e Komunës së Prishtinës për t'i kthyer këta punëtorë nën menaxhim të Komunës sipas ligjit mbi Kryeqytetin e Kosovës. (Para Komunës se Prishtinës, ora 11:00)

- Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal mban mbledhjen e parë për ketë vit në të cilën do te shqyrtojë Projekt Statutin e Trepçes dhe Raportin e Panelit për zgjedhjen e Bordit të NP KOSTT. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Mbahet debati me temën 'Pozita dhe problemet e komuniteteve jo-shumicë në Kosovë'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Profesori në Universitetin e Kembrixhit, Marc Weller, do të mbajë ligjëratë për studentët e UBT-së me temë “Dialogu Kosovë - Serbi: Sfidat dhe rruga përpara”. (Kampusi i UBT-së, ora 16:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe Shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Rumanisë, Daniel Onişor do të paraqesin prioritetet e Presidencës së Rumanisë të Këshillit të Bashkimit Evropian. (Restorant Rroni në Veternik, ora 18:00)