25 Shkurt 2020

Britania do ta lejojë kompaninë Huawei të ndërtojë rrjetin e saj 5G

Londër, 29 janar - Britania do të lejojë kompaninë kineze të teknologjisë “Huawei” ta ndihmojë në ndërtimin e rrjetit celular të gjeneratës së re, një goditje kjo ndaj fushatës amerikane për ta bojkotuar gjigantin e pajisjeve të telekomit, në të gjithë botën.

Qeveria britanike njoftoi të martën se do ta lejojë “Huawei”-n të ndërtojë pjesët më pak kritike të rrjetit të ri pa tel me shpejtësi të lartë “5G”.

Uashingtoni ka bërë një fushatë kundër “Huawei”-t prej më shumë se një viti, duke vënë theksin tek shqetësimet që lidhen me sigurinë kombëtare dhe marrëdhëniet e kësaj kompanie me Partinë Komuniste Kineze.

"Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera me vendimin e Britanisë", tha të martën një zyrtar i lartë i administratës Trump. "Nuk ka siguri me kompani që nuk ofrojnë besim për të kontrolluar pjesë të një rrjeti 5G", shtoi ai.

Zyrtari amerikan tha se SHBA-ja është e gatshme të punojë me Britaninë për të përjashtuar "elementët jo të sigurt që ofrohen nga kompani që nuk ofrojnë besim për ndërtimin e rrjetit 5G".

Pa përmendur ndonjë kompani, Britania tha se do të përjashtonte kompanitë me "rrezik të lartë" nga ofrimi i komponentëve thelbësorë" të rrjetit të ri. Por zyrtarët britanikë njoftuan se do të lejojnë kompanitë “me rrezik të lartë” të ofrojnë shërbimin e tyre për deri 35 për qind të atyre pjesëve “më pak të rrezikshme” të infrastrukturës së re pa tel.

Njoftimi i Britanisë vjen një ditë përpara vizitës në Londër të sekretarit të Shtetit Mike Pompeo i cili pritet të takohet me Kryeministrin Boris Johnson. Njoftimi e vendos zotin Johnson në një pozitë të vështirë, ndërsa pret që të arrijë sa më shpejt një marrëveshje tregtare me administratën Trump, pas shkëputjes së vendit nga BE-ja.

Në një telefonatë të premtes me zotin Johnson, Presidenti Donald Trump i tha atij përfshirja e kompanisë “Huawei” do të shkaktonte një përçarje të madhe në marrëdhëniet transatlantike e do të rrezikonte shkëmbimin e informacioneve të zbulimit mes Uashingtonit dhe Londrës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 shkurt 2020 - Konstituohet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë organizon konferencë të jashtëzakonshme për media për të shprehur shqetësimin lidhur me trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të formave të abuzimit dhe dhunës seksuale. (Ambientet e organizatës Forumi për Iniciativa Qytetare në lagjen Pejton, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Vendi: (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Demokracia Plus dhe Qendra për Avokim dhe Kulturë Demokratike në bashkëpunim me programin e USAID për Fuqizim të Sistemit të Drejtësisë organizojnë konferencën në cilën do të shpalosen rezultatet e Anketës me përdoruesit e shërbimeve të gjykatave. (Hotel Sirius, ora 10:00) 

- Konstituohet Komisioni për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 11:00)

- Bibloteka Kombëtare e Kosovës dhe Shoqata e të Burgosurve Politik organizojnë hapjen e ekspozitës "Kujtesa e Kosovës, portrete të Adem Demaqit në pikturë dhe fotografi". (Bibloteka Kombëtare, ora 11:00)

- Konstituohet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- ADMOVERE e mbështetur nga KFOS promovon raportin "Gjendja në Fakultetin e Gjeoshkencave të Universitetit të Mitrovicës". (Hapësirat e rektoratit të UMIB-it në Mitrovicë, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike mban diskutim lidhur me detyrat me prioritet dhe organizimin e punës së Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 12:00)

- Anibar Festivali Ndërkombetar i Animacionit organizon shfaqjen e filmave nga java e Kinematografisë afrikane. (Kinema Jusuf Gërvalla, 13:00)