28 Mars 2024

Blerja e Skype marrëveshja më e madhe në historinë e Microsoft

New York, 13 maj - Në një lëvizje për të rifituar një pjesë të tregut nga rivalët e tij si firma Google, kompania Microsoft po shpreson të hyjë në biznesin tërheqës të komunikimit telefonik përmes internetit, duke njoftuar një marrëveshje disa miliarda dollarëshe këtë javë për të blerë kompnainë Skype

Me më shumë se 170 milionë përdorues të Skype-it në mbarë botën, Microsofti shpreson se kjo blerje do të ndihmojë në zgjerimin e pranisë së tij në teknologjinë celulare duke tërhequr përdoruesit e korporatave që përdorin komunikimin audio-vizual.

Drejtori ekzekutiv i Mikrosoftit Steve Ballmer thotë se kjo është marrëveshja më e madhe në historinë 36 vjeçare të kompanisë.

\"Kjo është një ditë e madhe për Skype-in; është një ditë e madhe edhe për Mikrosoftin. Ne po shtojmë një sektor të ri dhe një premtim të ri për klientët tanë, premtimin e komunikimit universal të brezit të ardhshëm.\"

Por çmimi 8 presje 5 miliardë dollarë, thonë analistët është i lartë për një kompani me shumë përdorues por me humbje financiare.

Redaktori i revistës PC Magazine Dan Costa beson se Microsoftit i duhej të lëvizte me shpejtësi pas njoftimeve se Skype-i po merrte gjithashtu oferta nga Google dhe Facebook.

Mendoj se Mikrosofti pagoi për të larguar konkurruesit. Kishte shumë kompani që ishin të interesuara për Skype-in. Shumë thënë se Google kërkonte ta blinte. Kështu që mendoj se Microsofti pagoi më shumë për t’u siguruar që do e blinte firmën Skype.

Megjithë dyfishimin e shitjeve dhe fitimeve gjatë tetë viteve të fundit, aksionet e Mikrosoftit kanë rënë ndërsa investitorët janë të shqetësuar për aftësitë konkurruese të gjigandit të programeve kompjuterike.

Por zoti Costa thotë se kjo marrëveshje e ndihmon Mikrosoftin të zgjerojë gamën e produkteve të tij.

Do ta shohim Skype-in të operojë në një të ardhme me Windows 7. Pra do të shohim gjithnjë e më shumë njerëz me llogari Skype-i. Dhe mënyra sesi funksionon ky rrjet është – sa më shumë njerëz ta kenë shërbimin, aq më i vlefshëm bëhet ai.

Drejtori ekzekutiv i Skype-it Tony Bates do të vazhdojë të drejtojë operacionet në Evropë nga selia e kompanisë në Luksemburg. Ai thotë se marrëveshja disa miliarda dollarëshe reflekton rëndësinë që i vë Mikrosofti përfitimit të platformave dhe konsumatorëve të rinj.

Kemi përpara mundësi stimuluese përsa i përket mënyrës sesi mund të lidhemi me platformat që ofron Mikrosofti, si Xbox-i apo të tjera.Vendosmëria e Mikrosoftit për të mbështetur klientët e disa platformave është shumë kritike.

Disa investitorë kanë shprehur megjithatë skepticizëm, duke bërë që aksionet e Mikrosoftit të bien me më shumë se një përqind. Regullatorët kanë afat deri në fund të vitit për ta miratuar marrëveshjen.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)