16 Prill 2024

Blackberry sfidon Apple me Playbook

SHBA, 29 shtator - Blackberry ka njoftuar se do t’i përgjigjet iPad-it të Apple me një aparat të quajtur Playbook.

Kompania publikoi kompjuterin e saj në formë pllake shumë kohë para nga sa ishte parashikuar të bëhej, në San Francisko.

Është një nga mjetet e para në formë pllake që del në treg dhe që mund të përdoret për punë.

Analistët kanë deklaruar se dalja në treg ishte një lëvizje e mencur nga drejtuesit e sektorit “Research In Motion”, smartfonët e të cilit dominojnë sektorin e biznesit.

“Ky është një nga momentet më të rëndësishme të historisë sonë”, ka deklaruar Mike Lazaridis, oficer ekzekutiv i “RIM”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)