20 Shtator 2020

Bing zgjeron veçoritë e kërkimit social

SHBA, 28 mars - Microsoft ka shtuar aftësitë sociale të Bing duke shfaqur mesazhe në kohë reale nga Twitter në seksionin e lajmeve të Bing dhe duke thjeshtësuar përmbajtjet argëtuese të Bing në Facebook.

Aftësitë e reja që janë ndërtuar mbi lidhjet ekzistuese të Bing me Twitter dhe Facebook, theksojnë rëndësinë në rritje e sipër të lidhjes së motorëve kërkues me faqet që shërbejnë si rrejte sociale.

Bing Social veçse ka pasur një seksion për njerëz të interesuar në kërkimin e rezultateve të shfaqura vetëm në postime publike dhe në përditësime të statuseve nga Twitter dhe Facebook. Por tani përmbajtja e Twitter do të paraqitet edhe në rezultatet e Bing News.

“Kërkimi për një lajm do të mundësojë që njerëzit të shohin edhe cicërimat në një temë të caktuar” tha Betsy Aoki, një menaxhere e lartë e programit pranë Bing.

Në anën tjetër, Bing tani po shfaq edhe një vend për Facebook në të cilin përdoruesit e kyçur nga ky rrjet mund të shkruajnë një përditësim të statusit dhe ta postojnë atë në profilin e tyre në Facebook pa u larguar nga ndërfaqja e Bing.

Kjo veçori është mjaftë e rëndësishme në faqet e Bing Entertainment që është një seksion i faqes që ofron informata mbi filma, aktorë, këngëtarë dhe kategori tjera të argëtimit.

“Qoftë film, video lojë apo artist, ju do të keni thjeshtësinë e shpërndarjes së mendimeve tuaja me vetëm një klikim” shkroi më tej Aoki.

Google gjithashtu është duke punuar në forcimin e sinjaleve sociale në disa prej rezultateve të saja dhe së fundi ka bërë një përditësim në shërbimin e saj Social Search, duke promovuar rezultat nga një seksion i veçantë në fund të faqes ku shfaqen rezultatet kryesore të bazuara në rezultatet relevante dhe gjithashtu duke forcuar edhe veçori tjera.

Gjersa qasja në Twitter dhe cicërimat prej këtij rrjeti vazhdojnë të jenë uniforme në mesin e motorëve kërkues, Bing është ende një motor i preferuar nga Facebook, falë një partneriteti mes dy kompanive.

Kjo ka rezultuar që Google të ketë mungesë të qasjes në funksionalitetet e rëndësishme të Facebook ashtu siç ka Bing. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2020

- Forumi Ballkanik në emër të Platformës së Shoqërisë Civile për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut mban konferencë për shtyp në të cilën publikon raportin hulumtues, që është një vështrim mbi progresin e bërë nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor drejt zbatimit të zotimeve të tyre që nga Samiti i Ballkanit Perëndimor në Londër (2018) dhe Poznań (2019), të zhvilluara në kuadër të Procesit të Berlinit të nisur në vitin 2014. (Zyret e Forumit Ballkanik Rr. Tirana, C4/2 LAM B-N2 11-1, banesat e bardha të Prime Group, afër Euro Printy, ora 13:00)
 
- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 14:00)