28 Mars 2024

Beqaj do të marrë pjesë në konferencës “IT Hub Connect 2018” në Sofje

Sofje, 25 mars - Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj do të marrë pjesë në edicionin e parë të konferencës “IT Hub Connect 2018 - Innovations, Regulations and Investments”,  që mbahet më 26 dhe 27 mars në Sofje të Bullgarisë.

Qëllimi i Konferencës është forcimi i më tejmë i marrëdhënieve midis industrive të IT në Ballkan, Indi dhe SHBA, duke krijuar baza të përbashkëta për bashkëpunim të suksesshëm. Në Konferencë do të marrin pjesë ministrat e Inovacionit të vendeve të Ballkanit, si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian për ekonomi Digjitale dhe Shoqëri.

Gjatë qëndrimit në Bullgari, ministri Besim Beqaj do ta takojë edhe ministrin e Ekonomisë së Bullgarisë Emil Karanikolov.
 
Konferenca “IT Hub Connect 2018 – Innovations, Regulations and Investments”, mbahet nën patronazhin e Presidencës Bullgare të Këshillit të BE-së.

​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)