28 Mars 2024

BE ndëshkon kompaninë Google me 1.7 miliardë dollarë

Bruksel, 21 mars - Komisioni Rregullator i Bashkimit Evropian ndëshkoi kompaninë Google me një gjobë prej 1.49 miliardë eurosh ose 1.68 miliardë dollarë, për abuzim me reklamat në internet për shkak të rolit të tij dominues.

Kjo është hera e tretë që komisioni ndëshkon kompaninë Google me gjobë, pas atyre prej disa miliarda dollarësh, rezultat i dy hetimeve të veçanta ndaj gjigandit të biznesit të Silicon Valley-t.

Komisionerja e BE-së për konkurencën Margrethe Vestager, njoftoi rezultatet e hetimit afatgjatë ndaj shërbimit për reklamat që ofron Google të quajtur “AdSense”, të mërkurën gjatë një conference për shtyp në Bruksel.

“Vendimi i sotëm ka të bëjë me atë se si Google ka abuzuar me pozitën e tij dominuese për të ndaluar faqet e internetit të përdorin agjentë të tjerë përveç platformës AdSense", tha zonja Vestager.

Sipas gjetjeve të komisionit, Google dhe kompania e saj mëmë Alphabet kanë shkelur rregullat antitrust të BE-së duke imponuar klauzola kufizuese në kontratat me faqet e internetit që kanë përdorur AdSense-n, duke parandaluar konkurentët e firmës Google të vendosin reklamat e tyre në këto faqe interneti.

Google “pengoi konkurentët e tij nga mundësia për të përtërirë dhe për të konkuruar në treg falë meritave që kanë'', tha zonja Vestager.

“AdSense” është një shërbim i hershëm i Google-t që u mundëson publikueseve në faqe interneti si blogerëve, të vendosin reklama në faqet e tyre, me përmbajtje bazuar në rezultatet e kërkimit në faqet e tyre. Kompania Microsoft paraqiti një ankesë tek komisioni antitrust i BE-së në lidhje me shërbimin në vitin 2009 dhe komisioni nisi zyrtarisht hetimin në vitin 2016, megjithëse në atë kohë tha se Google kishte bërë disa ndryshime për t’u dhënë më shumë liri konsumatorëve të prekur për të publikuar reklama konkuruese.

Vitin e kaluar, komisionerja e BE-së për konkurencën Margrethe Vestager ndëshkoi kompaninë me një shifër rekord prej rreth 5 miliardë dollarësh pas një hetimi në sistemin operativ Android të kompanisë.

Në 2017 ajo vendosi ndaj Google-t një gjobë prej 2.42 miliardë eurosh ose rreth 3 miliardë dollarë, në një rast që lidhej me kërkimet për blerjet në internet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)