29 Mars 2024

BB ndihmon komunat me pajisje të teknologjisë informative

Prishtinë, 23 mars - Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal në bashkpunim me Bankën botërore kanë dorëzuar për komunat e Kosovës, grantin për teknologjinë informative.

 

Komunat përfituese të këtij granti janë: Istogu, Podujave, Prishtina, Juniku, Kamenica, Shtimja, Kaçaniku, Hani i Elezit, Mitrovica, Klina, Graçanica, Kllokoti, Ranillugu, Fushë Kosova dhe Vushtrria.

Me këtë rast Ministri i Pushtetit Lokal, z. Sadri Ferati ka falenderuar Bankën Botërore, duke theksuar se me pajisjen e këtyre komunave me teknologji informative, shërbimi për qytetarët do të jetë më efikas dhe në këtë mënyrë pushteti lokal do të bëhët një tregim i sukesshëm  i një qeverisjeje lokale.

“Ky grand për komunat dëshmon përkushtimin në misionin tonë për avancimin e qeverisjes lokale dhe për një shërbim sa më efikas dhe më afër qytetarit, por së shpejti do të inkorporohet edhe softëeri për bashkpunimin e zyrave për shërbim të qytetarëve me portalin ministror dhe atë qeveritar. Pushteti lokal do të bëhet një tregim i suksesshëm i qeverisjes lokale”   tha Ministri i MAPL-së z. Sadri Ferati .

Ranjit Nayak nga Banka Botërore, përgëzoi Ministrin për sukseset  e arritura në zhvillimin e procesit të decentralizimit dhe tha se nëpërmjet këtij grandi po ofrohet mbështetje për komunat në ngritjen e kapacitetet në fusha të ndryshme të menaxhimit dhe se Banka Botërore do ta ndihmojë procesin e decentralizimit edhe në të ardhmen.  
 
“Ka shumë gjëra  për të cilat duhet të jeni krenar, duke përfshirë edhe sistemin e ri të financimit të komunave, ne kemi vërejtur se kapacitetet e komunave po ngriten dhe gjithashtu edhe aftësitë e stafit komunal. Nuk mund të anashkaloj rëndësinë e decentralizimit me të cilin progres ne jemi shumë të kënaqur dhe të gatshëm t’ju ndihmojmë për biznese”, tha përfaqësuesi nga Banka Botërore z. Nayak

Në këtë ceremoni të pranishëm edhe kryetarët e komunave të Kosovës të cilët shprehën mirënjohje për përfitimet nga grandet e MAPL-së dhe Bankës Botërore.  

Kryetari i komunës së Shtimes, z. Naim Ismajli falënderoi MAPL-në dhe Bankën Botërore, duke theksuar se ky grand do ta ndihmojë në mënyrë të drejtpërdrejtë punën e komunave.

“Jam i sigurtë se ky grant do të avansojë shërbimet ndaj qytetarit dhe do te jetë një nismë e mbarë, jo vetëm për ngritjen e kapciteteteve nëpër komuna por edhe për shërbime cilësore ndaj qytetarit”, tha kryetari i Shtimes.  

Gradimir Mikiq, Kryetari i komunës së të Ranillugit e falënderoi MAPL-në dhe Bankën Botërore për ndihmën e ofruar dhe tha se ky grand do ta avancojë shumë punën e komunave.  

Pajisjet e Teknologjisë informative iu dorëzohen komunave të cilat janë përzgjedhur në grupin e ngushtë të komunave përfituese si shenjë mirënjohje për bashkëpunimin efektiv që kanë treguar  në funksionalizimin e sistemit “Softueri për bashkëpunimin e zyrave për shërbim të qytetarëve me portalin ministror dhe atë qeveritar”. Pajisjet në vlerë prej 100 mijë dollarëve përfshijnë kompjuter,  Desktop PC, Priner i rrjetit dhe  Laptop.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)