18 Janar 2021

Avancon teknologjia e njohjes së fytyrës

Telaviv, 23 prill - Çdo ditë, në internet futen miliarda foto që përmbajnë fytyra njerëzish. Ekspertët thonë se algoritme të sofistikuara mund t’i mbledhin këto imazhe, t’i krahasojnë dhe t’i përpunojnë.

Nga kjo mund të përfitojnë agjencitë e zbatimit të ligjit, por edhe hakerët që synojnë vjedhjen dhe keqpërdorimin e të dhënave.

Një kompani izraelite mendon se ekziston një mënyrë për ta parandaluar këtë keqpërdorim.

Teknologjia e njohjes së fytyrës është duke marrë hov, që nga çelja e telefonit, tek gjetja e miqve në Facebook, dhe deri tek kalimi i kontrollit të pasaportave dhe kërkimi i personave të dyshuar.

Kamerat e gjendura kudo marrin pamje të fytyrave tona dhe i kalojnë në internet, ku algoritme të ndryshme i krahasojnë me të dhëna të tjera. Kjo na ekspozon ndaj rrezikut të manipulimit. Në dallim nga fjalëkalimet, fytyra nuk mund të ndryshohet.

“Nëpërmjet fytyrës mund të zbulohet informacion sensitiv për çdo person”, thotë Gil Perry, i kompanisë “D-ID”.

Zoti Perry thotë se kompania e tij ka krijuar një algoritëm që mund të bllokojë përdorimin e fotove nga inteligjenca artificiale.

“Mund t’ia bëjmë të pamundur ose tepër të vështirë inteligjencës artificiale njohjen e pamjeve të fytyrës, duke ruajtur ndërkohë shëmbëlltyrën njerëzore në imazh”, thotë zoti Perry.

Në sytë tanë, pamjet e përpunuara duken njësoj, por algoritmet e njohjes së fytyrave tashmë nuk munden t’i shfrytëzojnë më për të identifikuar personin.

Megjithatë, kjo lloj mbrojtjeje nuk do të mundet të përdoret nga të gjithë.

“Disavantazhi është se nuk mund t’i detyrosh të gjithë njerëzit të publikojnë pamje vetëm pasi t’i kenë përpunuar me këtë teknologji”, thotë Yuval Elovici, i Universitetit Ben Gurion.

Kompania “D-ID” po punon për të ofruar një zgjidhje që do të parandalojë përdorimin jozyrtar të teknologjisë së njohjes së fytyrave, ndërsa do t’u lejojë agjensive të zbatimit të ligjit që të vazhdojnë identifikimin e të dyshuarve. Ndërkohë, ekspertët thonë se është ende e nevojshme të vazhdojmë të përdorim fjalëkalime dhe t’i ndryshojmë ato rregullisht.

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020

- Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, merr pjesë në Inaugurimin e shkollës “Dëshmorët e kombit” në fshatin Dobresh të Komunës së Vitisë. (Dobresh, Komuna e Vitisë, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)

-  Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka viziton qendrën e thirrjeve të shërbimit votues pë të parë nga afër procesin e kontaktimit përmes telefonit të aplikuesve për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës. (Ndërtesa e Rilindjes, hyrja kryesore, ora 15:00)