26 Shtator 2022

Auditimi i IT-së shtrihet edhe në Sistemin për Menaxhimin e Pagave në Kosovë

Prishtinë, 7 shkurt - Në kuadër të sezonit auditues 2021/2022, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) është duke e kryer auditimin e teknologjisë së informacionit për “Sistemin për Menaxhimin e Pagave” në Thesarin e Kosovës.

Ky sistem ka rol kyç në menaxhimin e pagave për të gjithë të punësuarit në sektorin publik në Republikën e Kosovës. Rreth 30% e shpenzimeve të përgjithshme buxhetore të Republikës së Kosovës shkojnë për paga.

Procesit të këtij auditimi do t’i nënshtrohet Thesari i Kosovës i cili funksionin në kuadër të Ministrisë se Financave, Punës dhe Transfereve.

Fokusi kryesor do të jetë në Divizionin e Menaxhimit të Pagave i cili është përgjegjës për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e sistemit elektronik për Menaxhimin e Pagave si dhe departamente tjera të ndërlidhura me procesin e pagave.

Objektiv i këtij auditimi është të vlerësohet nëse ekziston një mjedis efektiv i kontrollit që siguron se Sistemi për Menaxhimin e Pagave mbështet procesin e pagave, si dhe ofron të dhëna të sakta, të besueshme, të tërësishme dhe në kohë.

Duke marr parasysh rendësin e këtij sistemi dhe menaxhimin efektiv të procesit të pagave, është e nevojshme që Thesari të ketë të vendosura strukturat, proceset dhe mekanizmat e nevojshëm që sigurojnë se Sistemi për Menaxhimin e Pagave (Payroll) mbështet procesin e pagave, si dhe ofron të dhëna të sakta, të besueshme, të tërësishme dhe në kohë.

Ndërlidhur me këtë dhe bazuar në hulumtimet paraprake fushat të cilat do të trajtohen në këtë auditim, janë:

-  Qeverisja e TI-së që sigurojnë nëse institucioni ka vendosur strukturat, proceset dhe ka identifikuar nevojat për funksionimin e sistemit;

- Operacionet e TI-së që sigurojnë se janë vendosur politikat e menaxhimit të ndryshimeve dhe ekziston struktura e nevojshme për vazhdimësisë të sistemit; dhe

- Kontrollet e aplikacioneve që sigurojnë se sistemi pranon të dhëna të sakta, të besueshme, të tërësishme dhe në kohë.

Përmes auditimit të “Sistemit për Menaxhimin e Pagave” Zyra Kombëtare e Auditimit synon që të ofrojë rekomandime relevante për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, respektivisht Thesarin e Kosovës dhe përdoruesit e tjerë të sistemit në mënyrë që të përmirësohet qasja e tyre në raport me menaxhimin, zbatimin dhe efikasitetin e këtij sistemi, si dhe ofrimin e informatave të sakta, të besueshme, të tërësishme dhe në kohën e duhur.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2022 - Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati do të mbahet mbledhje përkujtimore në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit”. (Salla e mbledhjeve të KK të Malishevës, ora 10:00)

- Komiteti Olimpik i Kosovës në kuadër të Javës Evropiane të Sportit 2022, organizon konferencën “Forumi për Sportin”. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Agjencia për Informim dhe Privatësi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me Kryetarë të Komunave. (Hotel Emerald, ora 10:15)

- Këshilli i Prindërve i shkollës “Faik Konica” në Prishtinë do ta organizoj një protestë për të shprehur pakënaqësinë e prindërve dhe nxënësve ndaj mos fillimit të procesit mësimor. (Oborri i shkollës, ora 12:00)

- Në 24 vjetorin e “Masakrës së Gollubovcit” behë homazhe te varrezat e martirëve në Plloqicë. (Fshati Plloqicë, ora 12:00)

- Në Qendrën Mediale në Çagllavicë zhvillohet debati me temën “Jo do të thotë jo - dhuna seksuale dhe ngacmimi i grave”. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 12:00)

- Mahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Repulikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 11:00)

- Në prag të ndeshjes Kosova - Qipro mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)

- Zhvillohet stërvitja zyrtare e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:30)

- Mbahet konferenca për media e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 18:30)

- Zhvillohet sStërvitja zyrtare e Qipros. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 19:00)