19 Prill 2024

Audi ka adhuruesit më të angazhuar në Facebook

Frankfurt, 23 prill - Një studim i ri tregon se Audi ka adhurues të shumtë të angazhuar në Facebook, dhe madje falë këtij niveli të bashkëveprimit kjo markë tregtare ka arritur të tejkalojë faqet e Justin Bieber dhe Lady Gaga.

Përveç kësaj përditësimet e statusit marrin 50% të “Likes” të tyre brenda orës së parë dhe 20 minuta pas publikimit.

Visibli ka analizuar më shumë se 200 milion përdorues të Facebook gjatë muajit shkurt dhe mars dhe ka përcjellë angazhimin e tyre përgjatë faqeve të ndryshme të adhuruesve.

Duke shikuar të dhënat, Audi ka adhuruesit më të angazhuar të cilët arrijnë që të japin më shumë se 100,00 Likes për një status.

“Për secilin status, autoprodheusi përfiton më shumë se 225 Likes për 100,000 adhurues, që madje është rezultat më i mirë sesa Justin Bieber dhe Lady Gaga”.

Nuk është e qartë se pse faqja e Audi ka arritur rezultate kaq të larta, por as vet CEO dhe bashkëthemelues i Visbli, Saif Ajani nuk e di sesi Audi ka arritur të pozicionohet kaq mirë. “Ne po tentojmë ta kuptojmë këtë.

Studimi gjithashtu ka shpalosur se për kompani marka tregtare dhe media, më shumë adhurues tentojnë të jenë më pak të angazhuar, por për artistë e kundërta është e vërtetë. Mesatarisht, një artist pranon 92 Likes për një postim, që është gati dyfish sesa ato që pranojnë markat tregtare dhe mediat. Në anën tjetër, organizatat mediale pranojë më shumë komente për një postim (43) sesa krahasuar me një artist (17) apo markë (9).

Në fund studimi gjithashtu ka gjetur se brenda orëve të para të publikimit të një postimi në Facebook ai pranon 80% të Likes të mundshme. Pas 22 orëve ai ka 95% të Likes tjerë, dhe kjo së paku është më mirë sesa jetëgjatësia e një cicërime. Sipas një studimi të bërë së fundi nga Sysomos, 96.9% e përgjigjeve ndaj një cicërime ndodhin në orët e para.

Raporti i Visbli vie pasi Buddy Media së fundi ka shikuar praktikat më të mira ndaj përditësimeve të statusit në Facebook dhe ka zbuluar se postimet në të enjte dhe të premte janë më të mira, dhe postimet prej 80 karaktereve apo më pak se 27% janë të tilla që nxisin më shumë angazhim sesa ato që kanë më shumë se 80 karaktere.

E pasi jemi në këtë pikë ju sugjerojmë që të lexoni dhe një artikull të publikuar më parë në pcworld albanian që ka të bëjë me përmirësimin e faqes së kompanisë suaj në Facebook. Janë disa këshilla interesante që besoj se do t’ju hyjnë në punë. /pcworldalbanian/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)