29 Mars 2024

Atifete Jahjaga së bashku më rininë e Kosovës sfidon vetveten për një orë kodim

Prishtinë, 13 dhjetor - Sot, në zyret e Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova u mbajt ngjarja më e madhe e mësimit në histori: Ora e Kodimit.

Ora e Kodimit është një lëvizje globale që prezanton dhjetëra milionë studentë në mbarë botën për shkencat kompjuterike, duke frymëzuar fëmijët për të mësuar kodim, duke thyer stereotipet gjinore, dhe duke i lënë ata të ndjehen të fuqizuar.

Në këtë ngjarje përvec shumë të rinjëve të etur për të sfiduar veten në kodim, u bashkangjitë edhe ish-presidentja e shtetit Znj. Atifete Jahjaga, me c’rast u shpreh se “investimi në shkenca kompjuterike, ndërkaq, është investim i domosdoshëm i të së ardhmes së shtetit tonë. është një investim i Kosovës së re."

"Është një investim për Kosovën e të rinjëve, të cilët qysh tani me të gjitha pengesat po bëjnë konkurencë të fuqishme moshatarëve të tyre në mbarë botën.”

Për më tepër, ajo faleminderoi organizatat Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova për organizimin.

Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova së fundmi kanë programuar dhe lansuar programe dhe aplikacione të ndryshme sic janë: Techstitution, që mundëson dixhitalizimin e proceseve të punës në institucionet publike të Kosovës; Tech4policy, që mundëson krijimin e politikave publike në institucionet e qeverisjes lokale; Techsperience, që ngritë kapacitetet e të rinjëve në fushën e teknologjisë.

Ndërkaq Blerta Thaci nga Open Data Kosovo u shpreh “Qëllimi i këtij aktiviteti është për të orfuar një mundësi secilit prej ne të provojmë një orë kodim. Ky aktivitet është një nismë globale dhe ne simbolikisht duam që së bashku t’a futim edhe Kosovën në këtë hartë.”

Për fund, Znj. Atifete Jahjaga u shpreh “e ardhmja jonë dhe zhvillimi i metejmë i rinisë sonë, përmes zhvillimit të fushës së teknologjisë, është në duart tuaja. Me këtë rast ajo i’u bashkangjitë të rinjëve në sprovim të vetëvetes me nji orë kodim.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)