20 Prill 2024

Astronomët gjetën galaktikën më të vjetër

Londër, 23 tetor - Astronomët kanë gjetur galaktikën më të vjetër të parë ndonjëherë, e krijuar 600 milion vjet pas Big Bengut.

Raporti i tyre, i publikuar ditën e Mërkurë në gazetën Nature, konfirmon se syri i teleskopit Hubble Space ka parë diçka të pakuptueshme dhe në largësinë më të madhe ndonjëherë, dhe njëherit objekti më i vjetër i imagjinuar më parë.

Galaktika ka një emër te rrëndë, UDFy-38135539, pohon ekipi i hulumtuesve Evropian.

Ata kanë raportuar për zbulimin e fotoneve të emetuara 600 milion vjet pas Big Bengut, dhe që besohet se është vjetërsia e galaktikës.

Drita udhëton me një shpejtësi prej 186,000 milje (300,000 km) në sekond, ose rreth 6 trilion milje (10 trillion km) në vit. Astronomët mund të përdorin shpejtësinë e dritës si një lloj makine kohe, dhe duke parë se drita e emetuar gjendet shumë larg objekteve tregon se emetimi është bërë në të kaluarën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)