23 Prill 2024

Asteroidi do të përplaset në Tokë në vitin 2036

Petesburg , 12 shkurt - Asteroidi i quajtur Apofis tërhoqi vëmendjen e mediave pasi u paraqit një studim rus se asteroidi do të mund të përplasej në Tokë në vitin 2036. Apofis është asteroid me madhësi të dy terreneve të futbollit.

Në studimin, autor i të cilit është profesori Leonid Sokollov nga Universiteti shtetëror në Saint Petersburg, bëhet e ditur 13 prilli i vitit 2036 wshtw data e saktë kur asteroidi do të përplaset në Tokë.

Sokollov theksoi se gjasat për takim të afërt mes asteroidit dhe Tokës janë shumë të vogla, porse është e rëndësishme të bëhet plan për të gjitha skenarët e mundshme.

Ai shtoi se është e mundshme që asteroidi në gjithësi të ndahet në disa pjesë më të vogla, të cilat më pas do të përplaseshin në Tokë.

Apofis është asteroid me madhësi të dy terreneve të futbollit. Ky asteroid për herë të parë tërhoqi vëmendjen në vitin 2009.

Shkencëtarët e NASA-s janë të kujdesshëm rreth pohimeve të Sokollovit dhe sipas tyre gjasat që të realizohet skenari i tij janë 1:250.000. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)