18 Prill 2024

Apple, Steve Jobs prezanton produktet e reja

SHBA, 2 shtator - Steve Jobs, kreu i Apple, ka prezantuar sot produktet e reja të mollës së kafshuar, të parashikuara për periudhën para-Krishtlindjeve.

Fillimisht është prezantuar azhornimi i sistemit operativ të iPhone, iPad, iPod Touch, tani në versionin 4.1.

Më pas Apple hyn në tregun e rrjeteve sociale dhe prezanton Ping, rrjetin social të dedikuar për muzikën, i cili do të integrohet me versionin 10 të iTunes.

Gjithashtu Jobs ka prezantuar edhe AppleTV2, gjenerata e re e AppleTV, dekoderi falë të cilit është e mundur të shihen në televizorin e shtëpisë programe televizivë dhe filma që janë shpërndarë në internet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)