27 Prill 2024

Apple sot lanson iMac 2011

SHBA, 3 maj - Gjatë muajit mars ishte thënë se Apple do të mund të lansojë modelet e reja të kompjuterëve iMac 2011, ndërsa thashethemet e reja kishin dhënë fillimin e muajit maj, si datë të cilën Apple do të dal me modelet e reja të iMac.

Sipas raporteve të fundit, dita e lansimit të iMac 2011 do të jetë 3 maji 2011.

Vitin e kaluar, Apple kishte lansuar modelet e reja të iMac gjatë muajit qershor, ndërsa këtë vit AppleInsider thotë se ardhja e këtij modeli të kompjuterit të Apple të jetë muaji maj, përkatësisht dita e martë e fillimit të muajit.

Përdoruesit e kompjuterëve iMac presin që procesori i këtij modeli të ri të jetë nga Intel, mirëpo që i njëjti të përfshijë edhe teknologjinë Thunderbolt, e cila ishte pjesë e modeleve të laptopëve MacBook.

Në ndërkohë, ne do të publikojmë edhe detaje dhe karakteristika të reja të këtij modeli të avancuar të kompjuterit të Apple.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)