24 Prill 2024

Apple sjell një funksion të ri për pajisjet e saj

New York, 20 maj - Duket se Apple është në një valë patentash. Kompania ka paraqitur një patentë për konvertuesin tekst-fjalim/fjalim-tekst.

Kompani të tjera si Nuance, gjithashtu, ofrojnë transformimin tekst-fjalim, të cilat janë të bazuara në faqet e internetit.

Por ndryshimi për Apple është se kompania ka përditësuar këtë ide duke dizajnuar një konvertues që punon në bordin e logjikës së telefonit.

Një tjetër ndryshim nga Androidët e tjerë të kthyesve tekst-fjalim është sintetizimi i transmetimit të zërit.

iPhone do të ketë të përfshirë një mikrofon i cili mund të masë nivelin e zhurmës në sfond dhe më pas vlerëson nëse funksioni tekst-fjalim është i nevojshëm.

Nëse ky është rasti dhe thirrësi nuk mundet të dëgjojë përdoruesin e iDevice (term jozyrtar për pajisjet e Apple), një funksion i kërkon përdoruesit të aktivizojë opsionin tekst-fjalim.

Më pas përdoruesi shkruan mesazhe tekst të cilat do të transferohen në pajisjen tjetër si fjalim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)