10 Korrik 2020

Apple paraqet produktet e reja, përfshirë telefonin iPhone 11

New York, 12 shtator - Përballë konkurrencës në rritje nga kompanitë që ofrojnë telefona inteligjentë me çmime më të ulëta, Apple paraqiti versionet e reja të iPhone-it në ngjarjen e përvitshme të kompanisë për prezantimin e produkteve të reja në Kaliforni. Së bashku me ofertat e reja,

Apple gjithashtu tërhoqi vëmendjen e konsumatorëve dhe kritikëve për një gjë që nuk e bëri, rritjen e çmimit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Richard Green sjellë më shumë hollësi mbi strategjinë më të re të gjigantit të teknologjisë.

"Për klientët tanë që duan teknologjinë më të sofistikuar, ne kemi krijuar diçka me të vërtetë të veçantë dhe unë jam i entuziazmuar ta prezantoj tani para jush."

Në selinë e kompanisë në Kupertino të Kalifornisë, shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook njoftoi se versionet e reja të iPhone-it, të quajtur iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max, tani janë të pajisur me një kamera të tretë që i sjell ato në të njejtin nivel me kamerat në telefonat inteligjentë të kompanive rivale Samsung dhe Huawei.

"Me këto tre kamera ju keni mundësi të jashtëzakonshme. Për shembull, ju mund të zgjidhni opsionin zmadhimit të fotografisë, atë zgjerimit horizontal ose të zgjerimit horizontal ultra që kap sfondin me rrethinën e plotë", thotë Phil Schiller, Nënpresident i Marketingut në kompaninë Apple.

Por në një veprim të befasishëm, Apple njoftoi se çmimi fillestar i iPhone 11 do të jetë 700 dollarë, 50 dollarë më i ulët se sa çmimi i telefonit të mëparshëm iPhone XR që doli vitin të kaluar dhe shumë më ulët se sa çmimi prej 1,000 dollarësh për dy modelet e tjera iPhone 11. Ulja e çmimit pasqyron prirjen e fundit të konsumatorëve për t'i mbajtur telefonat e tyre aktual edhe pas daljes së modeleve të reja, më të shtrenjta.

"Ju keni njerëz që kanë paguar një mijë dollarë për një telefon. Ata ndoshta nuk do ta zëvendësojnë atë për dy a tri vjet. Prandaj, kjo është gjithmonë e vështirë. Kjo synon të tërheqë më shumë përdorues të pajisjeve të brezit të vjetër dhe ata që nuk përdorin sistemin iOS", thotë analisti i teknologjisë, Wayne Lam.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple, Tim Cook gjithashtu tha se kushdo që blen iPhone të ri ose kompjuterin e përmirësuar të dorës iPad do të marrë një abonim falas një vjeçar për shërbimin e ri të transmetimit të videove Apple TV Plus, i cili fillon më 1 nëntor. Apple thotë se shërbimi i ri, i cili do të ofrojë seriale origjinale, komedi dhe përmbajtje të tjera, do t'u ofrohet abonuesve të rinj me vetëm pesë dollarë në muaj, duke e vendosur atë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me kompaninë Netflix dhe shërbimet e tjera të videove online.

iPhone-t e rinj, së bashku me versionet e përmirësuara të iPad-it dhe orës së dorës Apple, do të dalin në shitje më 20 shtator.

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Korrik 2020

- Shoqata e Radio Taxive “Pasagjeri” organizon protestë për shkak të mosplotësimit të kërkesave nga Komuna e Prishtinës. (Nisj nga rrethrrotullimi “Te Fontana” në Ulpianë, ora 10:00)

- Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren, ku do të mbahen pesë kurse të ndryshme si: Djegie ne Dru, Reliev në letër, Rrobaqepje, Punim të Shajakut si dhe Dizajnimi i Veshjeve Moderne. (ish objektin e Megasportit në qendër të Prizrenit, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi do të vizitojë Komunën e Gjakovës ku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini. (Komuna e Gjakovës, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Banorët e lagjes “Qendra” protestojnë, të pakënaqur me parkingjet dhe shërbimet komunale. (Rr.“Rexhep Luci”, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Ndërmarrjen publike ‘’KRU Gjakova’’. (Gjakovë, ora 11:30)

- Komitetit Emergjent të Gjilanit mban konferencë për media pas 27 rasteve të reja pozitive me COVID-19. (Qendra Operative Emergjente, Qendra e Studentëve, ora 11:30)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 11:50)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi mban konferencë për media. (Ministria Drejtësisë, salla 914, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë ndërmarrjen publike Ngrohtorja e Qytetit – ndërtimi i Ngrohtores së re të qytetit Impianti I koogjenerimit me biomasë, projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 12:20)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)