25 Prill 2024

Apple do të përdorë Amoled-in për iPad 3

New York, 29 maj - Të gjithë u befasuan kur panë se iPad 2 nuk erdhi me përmirësime të ekranit, kur propozimi u lansua në mars. Shumë sqarime të mundshme janë shfaqur (çështja e energjisë, kufizimet në furnizim etj.), por përgjigja është akoma e paqartë.

Gjithsesi duket se Apple po përpiqet të përmirësojë ekranin e iPad-it të ardhshëm, që kur Tim Cook, shefi zyrtar operativ i Apple, u takua me disa drejtues të Samsung, ndoshta për të biseduar në lidhje me përshtatjen e AMOLED-it në paisjet e iPad 3.

Të njëjtat burime, që njoftuan në lidhje me këtë veprim nga ana e Apple, thanë se Cook i ka dhënë një paradhënie Samsung-ut për ekranet e tyre AMOLED. Kjo do të thotë se Apple po largohet nga ekranet LCD të furnizuara nga LG. Deri tani vetëm tre telefona të mençur kanë të përfshirë teknologjinë AMOLED: Galaxy S2, Nexus S dhe Omnia 7.

Apple dhe Samsung për momentin janë rivalë në gjykatë, por prapë mund të arrijnë në një marrëveshje, siç kanë bërë edhe më parë.

Spekulohet se iPad 3 duhet të lansohet nga fundi i 2011, ndonëse ka më shumë të ngjarë të dalë në 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)