22 Janar 2020

Aplikacioni shqiptar “Hello” po çmend botën

Prishtinë, 6 prill - Aplikacioni i popullarizuar shqiptar Hello që ka arritur në mbi një milion shkarkime anembanë botës për platformën iOS e Android, ka lansuar një përditësim të ri që mundëson biseda në grup, biseda pa limit mes shokëve dhe shume të mira tjera.
 
I përdorur nga më shumë se 80,000 përdorues në një shtet që ende nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës, Brazili vazhdon ta çmojë lartë punën e Kosovarëve, që tani po sjellin një dizajn tërësisht të ri, emra të përdoruesve, duke u pozionuar kështu më shumë si audo-social network, dhe veçori tjera si biseda në grup dhe pa limit me miqt tuaj.
 
“Jemi shumë të kënaqur që me punën tonë nga Kosova po lidhim botën. Ajo që filloi si eksperiment në zyrën tonë të vogël në Prishtinë, duket se nuk po ka të ndalur dhe ka pushtuar botën” tha Anton Paçarada, themelues i Hello.

Në anën tjetër partneri menaxhues, Arian Kastrati është shprehur falënderues me punën e ekipës duke theksuar se fal përkushtimit dhe dedikimit të tyre, Hello sot ka arritur aty ku është, me mbi 1 milion përdorues, dhe pa ndonjë mbështetje financiare por me forca vetanake.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 janar 2020 - Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës organizon diten e dytë të takimit rajonal për Ndryshime Klimatike dhe Integrime Evropiane “Zhvillimi i një propozim projekti për ngritjen e kapaciteteve në sektorin e Mjedisit, Integrimeve Evropian dhe Ndryshimeve Klimatike”. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Me rastin e 22 vjetorit të sulmit të dytë të forcave serbe mbi familjen Jashari, Komuna e Skenderajt në bashkëpunim me Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së,  do të organizojnë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në shenjë kujtimi e nderimi të luftës së shenjtë çlirimtare të familjes Jashari. (Prekaz, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Sallën e Mediave të Komunën se Mitrovicës, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve organizon tryezën e diskutimit për diskutimin e efekteve të tarifës 100% në ekonominë  e vendit një vit pas vendosjes së kësaj takse. (Orion Conference Centre, ora 10:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Vushtrrisë. (Qendr Rinore në Vushtrri, ora 11:00)

- Kryetari Shpend Ahmeti do të nënshkruajë Marrëveshjen e Mirëkuptimit me USAID për zbatimin e Programit per trajtimin e ndertimeve pa leje. (Komuna e Prishtinës, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës në detyrë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti, do të bëjë shpërndarjen e librave për nxënësit fitues të nivelit komunal të garës nacionale në Dituri dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik në komunën e Kaçanikut. (Shtëpia e Kulturës "Xheladin Kurtaj" në Kaçanik, ora 14:00)

- Mbahet Festivali i Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020”, ku do të marrin pjesë teatrot me shfaqjet më të mira dhe dramat e tyre origjinale shqipe nga Kosova. (Teatri i Qytetit të Gjilanit, ora 19:00)