24 Prill 2024

Alibaba mbylli 240 mijë dyqane online me produkte të falsifikuara

Pekin, 18 janar - Gjiganti kinez i tregtisë elektronike mbylli 240 mijë dyqane online të dyshuara për shitjen e produkteve të falsifikuara në vitin 2017.

Sipas një raporti të publikuar nga Alibaba thuhet se kompania përmes platformës së saj ka ndihmuar në kapjen e falsifikuesve, raste që në total kapin shifrën e 4.3 miliardë juanë (mbi 660 milionë dollarë).

Platforma më e madhe në botë për shitjet me pakicë është zotuar të luftojë falsifikimet dhe të mbrojë të drejtat e pronësisë intelektuale.

Janarin e kaluar, Alibaba iu bashkua 20 markave për të luftuar problemet me falsifikimet përmes analizimit të të dhënave të mëdha.

Deri tani janë bërë bashkë 30 marka për të luftuar përmes të dhënave të mëdha falsifikimet e produkteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)