25 Prill 2024

Algoritmi i Google do ti dënon bizneset e këqija

SHBA, 3 dhjetor - Google njoftoi se algoritmi i ri, do të dënojë bizneset të cilat kanë marketing plan të dobët, duke njoftuar gjithashtu se marketingu negativ nuk do të rezulton me rank më të lartë në motoret e kërkimit të Google.

Ky veprim i gjigantit, vjen pas një teksti të përdorueses Klarabel Rodrigez ku shpjegon se si ishte mashtruar nga rezultatet e kërkimit ku kompania e rrjeshme kishte qen e ranguar shum lartë në Google.

Jo vetëm që kompania DecorMyEyes.com e kishte detyruar të paguan më shtrejtë për syzat fallco, por zonjën Rodriges e kishte kërcënuar edhe me dhunë seksuale në qoftë se ajo tërheqë pagesën, dhe madje i kishin dërguar fotografi të ndërtesës së saj, me mesazh “Po të vëzhgoj”.

Ishte zbuluar se mashtruesi kishte mashtruar edhe shum përdorues tjerë, por interesante është komenti që kishte shkruajtur: “Sa më shum më komentoni, aq më shum biznes, vizita dhe blerje kam. Qëllimi im është reklama negative.”

Arsyeja për këtë që ka shkruajtur mashtruesi qëndron në atë se: sa më shum një faqe të përmendet aq më lart renditet në motoret e kërkimit, sepse algoritmi i Google nuk kujdeset fare për përmbajtjen, nëse është ajo me komente negative ose pozitive, por mendon se numri i komenteve është e diçka popullore.

Interesante, Google thotë se faqja mashtuese ka fituar rangim të lartë për arsye se ishte përmbendur në faqe si New York Times dhe Bloomberg, mediume të njohura të cilët kishin shkruajtur për mashtrimet në fjalë.

Tani, duke u thirur nga ngjarja, internet gjiganti thotë se “edhe pse kjo i referohet një problemi konkret në lidhje me rezultatet tona, ekipi ynë do të shqyrtojë problemin dhe do të implementojë një algoritëm fillestar.

Tani, sipas Google, nëse mbani një fushatë negative, do të rangoheni poashtu negativisht edhe në motoret e kërkimit, ku nuk ishte rast deri më tani.

“Nuk themi se askush nuk do të zbulon ndonjë vrimë në algoritmin për rangim më të mir. Njerzit do të provojnë, të zbulojnë diçka rreth rangimit të Google 24 orë, çdo ditë. Për këtë arsye nuk mund të zbulojmë zgjidhjen e zgjidhjes tonë.”

A keni besim në Google se mund të zgjidhin problemin, të neutralizojnë faqet negative ose jo, sygjerojmë të blehet nëpër faqet e sigurta, dhe të njohura. Megjithatë ky njoftim do të thotë gjithashtu se bizneset e mira, do të duhet të jenë me kreative në promovimin e cilësis së produkteve të tyre, për arsye se duhet të dallohen nga faqet e këqija, dhe të pasigurta, por kompani të zgjuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)