27 Shkurt 2020

Adoleshentë nga mbarë bota garojnë në panairin shkencor te Google

New York, 2 gusht - Adoleshentë nga mbarë bota morën pjesë në panairin shkencor të organizuar nga kompania Google.

Pjesëmarrësit konkuruan me hulumtime shkencore, në garën për çmimin e madh prej 50 mijë dollarësh. Projektet e tyre hapën një perspektivë ndryshe të trajtimit të çështjeve që lidhen me shëndetin dhe mjedisin.

16 vjeçarja Celestine Wenardy nga Indonezia shpjegon projektin e saj shkencor që mundëson shfrytëzimin e sensorëve për të matur nivelin e glukozës në trup, pa pasur nevojë të merret gjak.

Ajo është mes 20 ekipeve të adoleshëntëve nga mbarë bota që marrin pjesë në panairin shkencor të firmës Google.

Projekti që iu shpërblye me një çmim, nuk është përpjekja e saj e parë në panire shkencore.

“Para modelit që solla në panairin shkencor të kompanisë Google, kisha një tjetër me të cilin dështova. Pjesa më e vështirë është të kuptosh nëse një projekt është ose jo i duhuri për një panair shkence. Pjesa më e vështirë është të pranosh dështimin”, tha Celestine Wenardy nxënëse nga Indonezia.

Tuan Dolmen nga Turqia është munduar të prodhojë energji nga lëvizja e degëve të pemëve, që fermerët të kenë një burim alternativ energjie në fushë. Fermerëve u nevojitet energji për të vënë në punë sensorët digjitalë që monitorojnë cilësinë dhe lagështinë e ajrit.

“Ideja ime e parë ishte gjenerimi i elektricitetit nëpërmjet insekteve. Por nuk më dukej diçka etike për ta bërë”, thotë Tuan Dolmen nga Turqia.

Shumë ide të nxënësve kanë synim të ndihmojnë njerëzit me aftësi të kufizuara ose ata që trajtohen nga ndonjë lëndim. Daniel Kazantsev nga Rusia dëshiron të shndërrojë lëvizjet, si ato të gjuhës së shenjave, në fjalë të vërteta.

“Kam krijuar teknologji që kupton pozicionin e duarve duke u bazuar në aktivitetin e muskujve. Zbulimi im ndihmon njerëzit që të komunikojnë përmes gjuhës së shenjave”, thotë Daniel Kazantsev nga Rusia.

Çmimin prej 50 mijë dollarësh e mori Fionn Ferreira nga Irlanda. Ai ka krijuar një mënyrë për largimin e mbetjeve të vogla nga uji, përmes magnetit.

“Jetoj larg dhe i izoluar prandaj më është dashur të ndërtoj gjithçka nga e para, për ta testuar. Më është dashur të krijoja spektromatësin në vend që të krijoja një mikroskop. Ishte kënaqësi të bëja gjithçka në rrethana të kufizuara në vendin ku jetoj”, tha fituesi i panairit shkencor, Fionn Ferreira.

Jo të gjithë këta adoleshentë do të vazhdojnë hulumtimet pasi të kthehen në vendet e tyre, por organizatorët e panairit shpesojnë se të gjithë do të ruajnë shpirtin eksplorues.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 shkurt 2020 - Kryeministri Albin Kurti pret në takim Komandantin e KFOR-it, Michele Risi. Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:40 - vetëm pamje)

- Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova do të marrë pjesë në eventin përmbyllës të projekti të BE-së për mbështetjen e shërbimeve korrektuese dhe sprovuese të Kosovës, i cili do të mbahet në Prishtinë. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Nën organizimin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, punëtorët e sigurimit fizik të Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës do të protestojnë për shkeljet e tyre ligjore nga ana e kompanisë e cila edhe pse është vërtetuar që ju ka borxh punëtorëve asaj nuk i intereson kjo. (Para Rektoratit të Universitetit të Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet  seanca e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës së Gjilanit, (ish objekti i gjykatës. ora 10:00)

- Kryeministri Albin Kurti pret në takim zëvendës presidentin e Parlamentit Evropian, Rainer Wieland. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00 - vetëm pamje)

- Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në partneritet me rrjetin Kraeeyn organizon konferencën për publikimin e “Politikës rekomanduese për zhvillimin në fëmijërinë e hershme”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e rregulltë e Kuvendit Komunal të Mitrovicës. (Salla e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në bashkëpunim me komunën e Prishtinës do ta përuroj çerdhen në lagjen Kalabria në Prishtinë. (Lagjja Kalabria, ora 10:30)

-  OJQ-së Aktiv bën prezentimin e letrës ‘Vlerësimi i të drejtave dhe lirisë në komunitetet Serbe të Kosovës’, mbështetur nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme. (Hotel Sirius, ora ora 11:00)

- Komisioni për Integrim Evropian bën shqyrtimin e draft-planit të punës së komisionit për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204, ora 11:00)

- Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, me bashkëpunëtorët pret në takim zëvendësministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Shqipërisë, Lorena Haxhiu. (Zyra e kryetarit, ora 13:30)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon hapjen e Ekspozitës INFRARED: Additions në Fushë Kosovë. (Rr. e Pejës të rrethi në Fushë Kosovë, ora 18:00)