07 Dhjetor 2019

Teknologji

Motorola me super-telefon në Android

SHBA, 29 gusht - Prodhuesi amerikan i telefonave celularë Motorola publikoi se deri në fund të këtij viti do të lëshojë në shitje "smartfon" nën sistemin operativ të Google me kod të hapur Android, me procesor prej dy gigahercëve. Lexo

HP sfidon ofertën e Dell për 3PAR

SHBA, 28 gusht - Shumë shpejtë pas mbylljes së tregut, Hewlett-Packard rriti ofertën e saj në 27 dollarë për aksion, nga 24 dollarë sa ishte më parë.... Lexo

Diaspora i premton sfidë Facebook-ut

New York, 28 gusht - Ilya, Raphael, Maxwell e Daniel nga Universiteti i Nju Jorkut e kanë nisur këtë projekt si një lojë mes miqsh pak muaj më parë, në kulmin e... Lexo

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2019 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e Nëntë Gjyqësore në të cilën do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar temën: “Të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë turneun më të fortë të vitit 2019,  TOP 12 për Seniorët më të mirë, me të cilat edhe përmbyllen garat për vitin 2019. (Palestra e sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës organizon turneun final të projektit “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin e organizuar” nën moton “Ti mund ta bësh – You Can Do It”, ku do të marrin pjesë ekipet fituese të turneve të mbajtur në 13 komuna. (Kompleksi “Sopa Sport” në Lipjan, ora 10:15)

- Rrjeti i Grave të Kosovës mbledhë 158 organizatat anëtare, përkrahësit individual, partnerët, miqtë, dhe përfaqësuesit e mediave në Kuvendin e 17-të Vjetor të Anëtareve. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Misioni i OSBE-së organizon konferencë ku do të prezantojë aktivitetet që Misioni ka organizuar gjatë vitit 2019 me të rinj, siç janë Akademia e OSBE-së për Dialog, Deklarata Ndër-Komunale për Dialog ndërmjet Komuniteteve, si dhe Lojërat Mini-Olimpike për Njerëz me Nevoja të Veçanta, të cilat kanë sjellë së bashku të rinj nga komunitete të ndryshme. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:30)

- Gecjan Fashion Group sjellë për të 13-in Vit me radhë, ngjarjen më të madhe të modës në rajon “Kosova International Fashion Week 2019”. (Salla e panaireve në Shkabaj, ora 18:00)