28 Mars 2024

86 për qind e ndërmarrjeve e kanë përdorur internetin për qëllime pune

Prishtinë, 30 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për përdorimin e teknologjisë informative dhe komunikimit në ndërmarrje (TIK) për vitin 2019.

Në vitin 2019, ASK-ja ka zhvilluar Anketën e përdorimit të Teknologjisë Informative dhe Komunikimit (TIK) në ndërmarrje sipas metodologjisë së Eurostat-it.

Anketa është zhvilluar në territorin e Republikës së Kosovës në ndërmarrjet me 10 e më shumë të punësuar. Këtë vit, për qëllime studimi janë përdorur edhe ndërmarrjet me 5-9 të punësuar.

Sipas rezultateve në nivel të anketës, ndërmarrjet që kanë përdorur kompjuterin për qëllime pune gjatë vitit 2019, përfaqësojnë me 87.6%.

Ndërkohë që, 86.4 % e ndërmarrjeve e kanë përdorur internetin për qëllime pune gjatë vitit 2019.
 
Shpejtësia maksimale për shkarkim dokumentesh >= 10Mbit/s deri <30Mbit/s, është shpejtësia më e përdorur nga ana e ndërmarrjeve në 28% të tyre.

Nga ndërmarrjet e anketuara, 52.4 % prej tyre kanë webfaqe të ndërmarrjes, ndërsa 73.1% e ndërmarrjeve i përdorin mediat sociale.

Nga ndërmarrjet e anketuara, 11.9% prej tyre kanë realizuar shitje përmes webfaqes, ose të ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit.

Ndërsa 7.1% prej tyre kanë realizuar blerje përmes webfaqes, ose të ndonjë aplikacioni tjetër përmes kompjuterit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)