17 Tetor 2019

5G shumë më i shpejtë, do ta bëjë botën më të ndërlidhur

New York, 28 maj - Në fillim të muajit, zyrtarë të një grupi prej 30 vendesh ranë dakord të bashkërendojnë veprimet për t’i siguruar brezit të ardhshëm komunikim të shpejtë përmes rrjeteve celularetë njohura si 5G.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jo vetëm, janë të shqetësuara nëse kompani teknologjike që veprojnë në vende si Kina, mund të bëhen objekt ndikimesh nga shteti, duke e bërë rrjetin të pasigurtë.

Rrjeti i telefonisë celulare 5G supozohet të jetë shumë më i shpejtë, më i përgjegjshëm dhe se do ta bëjë botën më të ndërlidhur. Gjithashtu u jep fuqi më të madhe kompanive 5G, thotë Zvi Marom nga kompania teknologjike “BATM Komunikimi i Avancuar”.

"Kushdo që e kontrollon internetin, ose e furnizon linjat furnizuese rreth internetit ka në dorë botën e komunikimit.”

Duke folur në konferencën globale të institutit Milken, zoti Marom tha se me këtë fuqi, prezenca e teknologjisë kineze 5G në SHBA është rrezik real.

“Ata vendosin gjëra të ndryshme në pajisjet e tyre që mund të hyjnë në përdorim në kohë konfliktesh. Nëse ka një konflikt, Kina vendos të paralizojë pajisjen dhe të bllokojë sistemin tuaj të komunikimit. Ata mund ta bëjnë këtë, këtu qëndron rreziku”.

Zoti Marom thotë se ka parë prova që dëshmojnë se Kina po e shfrytëzon teknologjinë celulare për spiunazh.

“Ata në fakt po e përdorin atë për mbikëqyrje masive kundër vetë popullatës së tyre. Kemi kontrolluar çdo çip të pajisjeve Huawei dhe kemi gjetur gjëra të pakëndshme. Nuk kishte vetëm gjëra që i takojnë një kompanie komerciale, ishin pajisje thuajse të kategorisë ushtarake”.

Gjatë disikutimit për teknologjinë kineze në një panel tjetër të konferencës, Chee-hwa Tung nga “Konferenca Politike Konsultative e Popullit Kinez” thotë se teknologjia si inteligjenca artificiale dhe rrjeti 5G në Kinë, kanë qëllim të mirën e përgjithshme.

“Nuk është qëllim spiunimi i njerëzve. Qëllimi është që populli kinez të ndihmohet të përfitojë më shumë të ardhura dhe të bëhet një komb I zhvilluar”.

Por, raportet e organizatës mbi të drejtat e njeriut thonë se Kina ka shfrytëzuar aplikacione celulare për mbikëqyrje në masë në Xinjiang, ku jetojnë shumë Ujgurë, një grup pakicë myslimane që janë bërë objekt dënimesh në masë dhe i shtypjes fetare. Raporti thotë se janë regjistruar të dhëna biometrike duke përfshirë edhe AND-në dhe lloje gjaku, ndërsa të dhënat e vendndodhjes shfrytëzohen për të monitoruar lëvizjet e banorëve.

Shumë zyrtarë amerikanë shqetësohen se Kina mund të përdorë metoda të ngjashme të mbikëqyrjes jashtë kufijve të saj. Zoti Tung thotë se Kina nuk ka për qëllim shtrirjen e autoritetit.

“E kuptojmë dhimbjen e ekzistencës nën pushtim. E kuptojmë koston, dhimbjen e luftës. Prandaj kemi më shumë paqe në AND-në, lëkurën dhe trupin tonë. Nëse shikoni me kujdes të gjitha luftrat ku është përfshira Kina, kanë qenë më së shumti në vetëmbrojtje se sa për arsye të tjera”.

Shumë espertë teknologjie thonë se Perendimi duhet të marrë masa mbrojtëse dhe të forcojë sigurinë kibernetike që të vetëmbrohet nga kërcënimet e mundshme që mund të shoqërohen me teknologjinë 5G.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 tetor 2019 - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim Lartmadhërinë e saj, Sophie, Konteshën e Wessexit. (Kabineti i Presidentit, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-se, ora 9:30)

- Dogana e Kosoves organizon ceremoninë e shprendarjes se certifikatave për dy kompanitë kosovare të certifikuara si Operator Ekonomik të Autorizuar. (Objekti i Drejtorise se Doganes në Emshir, ora 10:00)

- Ambasada Britanike dhe Qendra e Rehabilitimit të Kosovës për Viktimat e Torturës po mbajnë një konferencë për të filluar rezultatet e hulumtimit paraprak në traumën transgjeneruese në lidhje me Dhunën Seksuale të Lidhur me Konfliktin. (Hotel Swos Diamond, ora 10:30)

- Mbahet punëtoria “Shkolla e Mozaikut”. (Muzeu Kombëtar e Kosovës, ora 11:00)

- Mbahet protestë pasi Akademia Suedeze e Shkencave shpërbleu me çmimin Nobel për Letërsi, autorin austriak Peter Handke, një mbështetës i gjenocidit dhe luftërave në ish-Jugosllavi nën regjimin e Sllobodan Millosheviqit. (Para Ambasadës së Suedisë, ora 11:00)

- Lëvizja FOL, Çohu, INPO, Instituti Columbus dhe Open Data Kosovo organizojnc konferencën e përbashkët të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit rreth rrotulimit Rreth rrotullimi Lakrishtë - Rreth rrotullimi Arbëri. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 11:00)

- Prokurori i Shtetit do të mbajë konferencë për media. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, kati III, salla e takimeve të Këshillit Prokurorial, ora 11:30)

-  Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim organizon debat me studentët e Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës për identifikimin e problemeve në këto fakultete dhe zgjidhjen e tyre përmes formave të ndryshme të mbështetjes së studentëve. (Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, ora 15:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel do të ketë nderin të dekorojë znj Nerimane Kamberi me Urdhrin e Palmave Akademike. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- Galeria e Ministrisë së Kulturës organizon hapjen e ekspozites "Post-Avangarda Lindore" te autorëve Adrian Çene, Brikena Bërdo dhe Albana Shoshi. (Galeria e Ministrisë së Kulturës, ora 19:00)