25 Prill 2024

3D smartphone prezantohet në dhjetor

Tokio, 5 nëntor - Softbanku Japonez do të prezantoi smartphonin që do t’u mundësoj shfrytëzuesve të gëzojnë fotografi, video dhe lojra tre-dimenzionale pa pasur nevojë të mbajnë syze të veçanta, transmeton Shqipmedia.

Softbank Mobile tha se do të nxjerë një seri 3D Galapos Smartphone në fillim të dhjetorit dhe një model tjetër të markës kah mesi i shkurtit.

Të dy telefonat, prodhime të Sharp , do të kenë ekrane elastike dhe krystalore prej 3.8 inçve, duke u’a mundësuar përdoruesve të bëjnë foto, shiqojnë video dhe të luajnë lojra të gjitha këto në 3D.

Softbank Mobile poashtu do të ofroj shërbime elektornike të librit në të dy smartphonet, që do të funksionojnë me sistemin operativ Android të Googles.

Softbank, përfaques kryesor i Apple iPhoneve, javën e kaluar raportoi për një përfitim rekord në periudhën Korrik- Shtator, profit i arritur nga kërkesa e madhe për smartphone.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)