22 Shtator 2021

300 të rinj certifikohen për shkathtësi digjitale dhe të TIK

Prishtinë, 22 korrik - Projekti “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA, dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, organizon Ceremoninë e Certifikimit për rundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe të TIK.

Ceremonia e certifikimit organizohet për dhënien e Certifikatave për rreth 300 të rinj që morën pjesë në programin 300 orësh të trajnimeve të avancuara në njërën nga tri modulet e trajnimeve: Java Programming, Cyber Security dhe Web Development, gjatë katër muajve të kaluar, ofruar nëpërmjet trajnerëve me përvojë  vendore e ndërkombëtare.  

Certifikatat jepen për të rinjtë që kanë kaluar me sukses provimin final dhe për ata që kanë ndjekur me sukses programin trajnues në Shkathtësitë Digjitale dhe të TIK-ut, me qëllim të promovimit të qëndrueshmërisë së arritjeve kryesore të projektit duke ofruar edhe rekomandime për shkathtësitë e TIK-ut te të rinjtë, duke qenë të gatshëm të ofrojnë shërbimet e tyre për sektorin e TIK-ut.

Poashtu, do të jepen Cetifikatat për "Business and Management Training" per managjeret e kompanive te ICT-se.

Eventi organizohet nga ekipi i projektit “Përkrahje e BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK"   i branduar si 'ICT for Kosovo’s Growth “, e partnerëve të projektit tonë, siç janë Ministria e Ekonomisë, STIKK, partnerët biznesor, institucionet bashkëpunëtore, trajnerët e programit tonë, partnerë të projekteve tjera duke promovuar bashkarisht partneritete drejt arritjeve të rezultateve të projektit tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Shtator 2021

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Komunën e Prishtinës, Policinë e Kosovës, OJQ-të shënojnë “Ditën Ndërkombëtare pa Makina”. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 10:00)

- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton formon grupin punues për Projektligjin për Gjykatën Komerciale, shqyrton raportet e Komisioneve të përhershme  për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, etj,. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Mbahet takimi i 203-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Përmes formës online, ora 10:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton rekomandimet e dala nga raporti i auditimit të performancës “Parandalimi dhe reagimi i situatave emergjente: Vërshimet”, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raportin vjetor Financiar i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronëssi dhe Raportin vjetor Financiar i Institucionit të Avokatit të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë bën rishikimin e Planit të punës së Komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim i Politikave dhe Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë në bashkëpunim me Programi i Universitetit Columbia për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut organizojnë një konferencë me temë 'Sfidat e Kosovës që vijnë Rusia dhe Kina' me Holden Triplett Agjenti Special i FBI -së dhe Drejtor për Kundërzbulimin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ret. (https://zoom.us/j/98242813908?pwd=cFBiZGdMV3pRTTV3RDJBbTE5UEtVQT09, ora 16:00)